Frikë nga SPAK? 20 deputetë tërhiqen nga rimbursimi i qirasë me paratë e Kuvendit! Kishin 2-3 shtëpi, por përfitonin 350 USD në muaj me kontrata të dyshimta

Frikë nga SPAK? 20 deputetë tërhiqen nga rimbursimi i qirasë me paratë e Kuvendit! Kishin 2-3 shtëpi, por përfitonin 350 USD në muaj me kontrata të dyshimta

Foto ilustruese

Ndodh edhe kështu. 20 deputetë kanë hequr dorë në mënyrë të befasishme nga pagesa mujore që merrnin nga Kuvendi i Shqipërisë, për të përballuar, sipas tyre, qiranë e banesës në Tiranë. Deri në mars 2021, 23 ligjvënës kanë marrë çdo muaj rreth 8 mijë USD nga Kuvendi, 35 mijë lekë secili, pasi kishin paraqitur nga një kontratë në Kuvend, duke deklaruar se jetonin me qira në Tiranë, duke përfituar kështu kompensimin e shpenzimeve të qirasë, në përputhje me ligjin.

"Shqiptarja.com" siguroi të gjitha kontratat e qirasë të paraqitura nga deputetë, por në këto dokumente reflektohej vetëm emri i deputetëve përfitues, pasi të çdo e dhënë tjetër ishte fshirë me pretendimin e mbrojtjes të të dhënave personale, duke bërë të pamundur identifikimin e banesës dhe qiradhënësit.

Kontratat dyshohen si fiktive nisur nga fakti se disa nga deputetët përftues, bazuar në deklaratat vjetore të pasurisë, kishin në pronësi dy deri në tre banesa, madje edhe në kryeqytet, biznese, magazina, makina luksoze si dhe të ardhura të majme mujore. Nga ana tjetër, tre nga deputetët përfitues, Kostaq Papa, Fatjona Dhimitri dhe Ervis Meço, të ardhur në Kuvend nga listat e PD, kanë deklaruar se kanë jetuar në Tiranë, para se të merrnin mandatin e deputetit, që do të thotë se banimi i pretenduar me qira në Tiranë nuk është diktuar nga mandati i përfaqësimit në Parlament.

Ndërkaq, nga dokumentacioni për përfitimin financiar të deputetëve, në muajt prill 2021, rezulton se asnjë nga 23 deputetët nuk e ka përfituar më pagesën prej 35 mijë lekësh për përballimin e qirasë. Gjatë muajit prill 2021, vetëm një deputetët ka përfituar rimbursimin e qerasë, konkretisht Ilirjan Pendavinji. Ndërkaq, gjatë muajit maj 2021, nga 23 ligjvënësit e tërhequr nga rimbursimi i qirasë në prill, katër ligjvënës kanë përfituar rimbursimin e qerasë. Ata janë Enada Kapllani, Edmond Leka, Edlira Bode dhe Selami Jenishehri.

Janë tërhequr nga rimburismi i qirasë deputetët: Adelina Rista, Antoneta Dhima, Xhevit Bushaj Fadil Nasufi, Fatmir Velaj, Luan Harusha, Vilma Bello, Dritan Bici, Senida Mesi, Ediola Braha, Arlind Çacani, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Fatjona Dhimitri, Eugen Bojaxhiu, Kostaq Papa, Ardit Konomi, Ervis Meço dhe Artemis Malo. Gjatë vitit 2020, ka përfituar para si qiraxhi edhe deputeti Nimet Musaj, i cili është tërhequr gjithashtu, duke e çuar numrin në 20.

Vendimi nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve parashikon që Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin në masën 35 000 lekë në muaj të deputetëve, të cilët nuk banojnë në rrethin e Tiranës. Këtë pikë të vendimit e kanë shfrytëzuar 24 deputetë, shumica e të cilëve dyshohet në mënyrë abuzive. Dyshimet thellohen në kushtet kur 20 prej deputetëve përfitues kanë hequr dorë nga ky privilegj në mënyrë të befasishme, në pikërisht në një kohë kur SPAK ka nisur të godasë abuzuesit me paratë publike në nivele të larta.

(Kliko këtu për përfitimet e deputetëve në muajin mars 2021)

(Kliko këtu për përfitimet e deputetëve në muajin maj 2021)

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi Leka: 06/07/2021 19:45

    Ka dhe me te pangopur se mua.Fate Velaj me shkoll nate

    Përgjigju
  • zanicauahi: 06/07/2021 19:29

    Edmond Leka i pangopurj

    Përgjigju
  • Deputetet Hajdute shqiptare: 06/07/2021 18:49

    Kjo analize duhet bere per te gjithe deputet prej vitit 2000 e deri sot dhe shihe se si do dalin te gjithe deputetet hajdute qe nga Jozefina Topalli, e me rradhe te gjithe deputetet e provincave qe kane blere dhe rrine dhe flejne ne shtepite e tyre dhe marrin qira sikur flejne ne hotel, ky do jete kontrolli me efektiv per te gjithe keta deputete hajdute se marrin 30,000 leke (te rinj) cdo muaj per qira banese dhe fjetje ne hotel plus edhe dieta cdo muaj dhe nuk vene ne zonat e tyre. Duhet filluar sa nuk eshte vone dhe shihet se si do futen ne burg dhe te kthejne parate e vjedhura.

    Përgjigju
  • Populli: 06/07/2021 18:47

    Vetem frika e mban popullin e Albanistanit.

    Përgjigju
    • A. N.: 07/07/2021 07:31

      Edhe dajaku

    • Soni: 06/07/2021 23:50

      Boll mër ti hale

  • Agron: 06/07/2021 18:42

    Nuk do te thote asgje se deputetet Jane dorhequr nga rimborsimi i qerave ..Spak duhet te vazhdoi verifikimet per per vjedhje te fondeve publike.. Leket tu kthehen qytetareve ne nevoi . Te marin denimin se meritojne!!!!

    Përgjigju
  • Albana: 06/07/2021 18:25

    Zemra ime Fate Velaj

    Përgjigju
  • kaltra: 06/07/2021 18:23

    Hajdutët ,hijenat,të pangopurit të shkojnë para ligjit dhe ti kthejnë ato që nuk ju takojnë...

    Përgjigju
  • emri: 06/07/2021 18:23

    u terhoqen?! po beju hetimin per gjithe kohen qe kane qene deputete se me siguri e kane ngritur zgupthi gjothe kohes. te jeni te sigurt qe kane vjedhur me te dyja duart.

    Përgjigju
  • Toni: 06/07/2021 18:03

    Adriatik kontratat i ke bej nje kallzim kudo edhe ne Burrel, se shkon per kopetence ne spak edhe 80% i ke per vjedhje me ane te mashtrimit, kot bere shkrimin se marrin masa .

    Përgjigju
  • Tulla: 06/07/2021 17:28

    Me kaq do mbyllet? A ka shkelje ketu qe demton taksa paguesin? Te gjoniten financiarisht me 100 lek se kye shtet kemi deri sa te dalim nga shpella.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?