Deputeti rus: Moska do të përdorë armë bërthamore vetëm si ‘kundërpërgjigje’

Deputeti rus: Moska do të përdorë armë bërthamore vetëm si ‘kundërpërgjigje’

Evgeny Popov

1663770372_image1185861.jpg

Një deputet rus deklaroi sot se vendi i tij do të përdorë armë bërthamore "vetëm si kundërpërgjigje". Duke folur për BBC, deputeti rus Evgeny Popov, njëkohësisht prezantues në televizionin shtetëror, tha se Rusia "nuk do t’i sulmojë e para vendet perëndimore", por paralajmëroi se vendi do të përgjigjet nëse sulmohet.

"Ne nuk do të bëjmë ndonjë masakër bërthamore në botë. Kjo nuk është politika jonë. Nuk është praktika jonë. Ne në Rusi jemi njerëz paqësorë, por mund të përgjigjemi nëse do të na sulmonit”, shtoi ai.

I pyetur nëse referendumet në zonat e okupuara nga Rusia të Ukrainës lindore nënkuptojnë se pasi të aneksohen, ato territore do të mbrohen me përdorimin e armëve bërthamore, Popov u shpreh: "Unë me të vërtetë nuk di si t'i përgjigjem kësaj. Por ju duhet ta dini se ne do të mbrojmë atdheun tonë”.

I pyetur sërish nëse shihte një situatë ku Rusia do të përdorte e para armë bërthamore, deputeti rus tha: "Vetëm si kundërpërgjigje, pikëpamja ime është e qartë. Ne do të përdorim armë bërthamore vetëm si kundërpërgjigje. Vetëm si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të armëve bërthamore kundër territorit tonë. Ne do të mbrojmë vendin tonë sovran dhe shtetin tonë sovran. Dhe, natyrisht, armët bërthamore janë garancia jonë e sigurisë."


Lajmi kryesor:

Putin shpall mobilizimin e pjesshëm, thirren 300 mijë rezervistë për luftën në Ukrainë: Perëndimi dëshiron që të na shkatërrojë


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës

CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës