Deputeti shqiptar në parlamentin serb merr kërcënim me jetë, mesazhi që mori: Ruaje shpinën kudo që të shkosh! S'do e kuptosh kur të vij për kokën tënde

Deputeti shqiptar në parlamentin serb merr kërcënim me jetë, mesazhi që mori: Ruaje shpinën kudo që të shkosh! S'do e kuptosh kur të vij për kokën tënde

Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë me dije se ka marrë kërcënime me jetë. Ai ka publikuar një mesazh në Facebook që e ka marrë nga një person me emrin Danijel Millkoviç në Messenger.

“Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht,  ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ është mesazhi që ka marrë Kamberi, përmes mesenger, nga personi Danijell Millkoviç.

Sipas Kamberit, kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiçit.

"Për muaj me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë. Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit. Dënimi i para disa ditëve i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi, për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar me 28 nëntor të vitit të kaluar, paraqet vetëm një nga rastet e këtilla .

Ndërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejat për jetën time. “Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht,  ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde”, është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger,  nga personi Danijell Millkoviq.

Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiçit. Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat proqeveriatare dhe deklaratat e shpeshta  fyese të qeveritarëve serb.

Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve. Puna jonë vazhdon, ajo nuk do të ndalet, as për shkak të kërcënimeve abstrakte e as atyre konkrete që mund të vijnë. Të vërtetën do ta themi, pavarësisht se të tjerëve nuk i pëlqen", shkruan Kamberi në Facebook.

Mesazhi që mori Shaip Kamberi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:46
Deputeti shqiptar në Serbi mori mesazhe kërcënuese, Balla: Organet ligjzbatuese serbe të nisin hetimet, kërcënimet vijnë prej detyrës së tij

1677350897_33365440911631898543924514227532469189772673n.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kontaktuar deputetin shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi që ka marrë kërcënime për jetë duke i shprehur solidaritetin e plotë. Po ashtu kërkoi që organet serbe të hetojnë çdo përpjekje dhe vepër penale për intimidimin e tij.

“Kam komunikuar pak minuta më parë me deputetin Shaip Kamberi përfaqësues i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë. I shpreha solidaritetin tonë të plotë ndërsa më informoi mbi kërcënimet kriminale që ai ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës së tij dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese serbe të hetojnë çdo përpjekje dhe vepër penale për intimidimin e përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Luginës në legjislativin e Serbisë. Këto kërcënime vijnë për shkak të detyrës së tij si deputet.

Me këtë rast rishpreh qëndrimin tonë në mbështetje të kërkesave të popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eleminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike të cilat pengojnë pjesmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Është shumë i rëndësishëm trajtimi i nevojave të tyre nga Qeveria e Serbisë në përputhje me parimet ndërkombëtare të respektimit të pakicave kombëtare.

Gjatë bisedës telefonike vlerësuam intensifikimin e kontakteve për të vënë në jetë angazhimet e ndërmarra në funksion të përmirësimit të jetës së popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës”, shkruan Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 25/02/2023 23:53

    Eauuu Taulant Daçiçi shqipfolës paska dhën urdher shefit të tij Vucicit fashist , Wauuu Wauuu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat