Deputeti socialist: Britania ka shpallur persona të tjerë ‘non grata’ nga Shqipëria, por s’janë bërë publike

TIRANË- Deputeti socialist Lavdrim Krashi tha në Report Tv se Britania e Madhe ka shpallur të tjerë persona nga Shqipëria non grata. Në një intrevsitë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Krashi thotë se emrat e tyre nuk janë bërë publike, pasi kjo është mënyra që ndjek Britania e Madhe.

“Është e mirëpritur ndihma, që Mbretëria e Bashkuar që të na ndihmojë se ndihmon popullin shqiptar duke goditur elementë që janë përfshirë në korrupsion madhor, ka pas raste vitin re kaluar, ka raste edhe këtë vit, ndonëse akoma nuk ka nga politika që i kanë dalë emrat. Ka raste? Patjetër. Sidomos në rastin e Britanisë së Madhe është individuale, nuk i bën publike, vetëm në rast se personi dëshiron vetë”, tha Krashi.

Krashi ka komentuar e shkarkimin e sekretariatit ekzekutiv në PS. Ai tha se shkarkimi i sekretarëve është një përpjekje nga ana e Partisë Socialiste për rifreskuar strukturat dhe modernizuar mënyrën politikë

“Përpjekje nga ana e PS për të rifreskuar dhe rikarikuar përfaqësuesit në nivel kombëtar dhe lokal sa i përket detyrimeve politike për qytetarët që i kanë zgjedhur. Një muaj më parë PS fitoi 53 nga 61 kryetarë të bashkive, në shumicë fitoi në pjesën më të madhe të këshillave bashkiakë. Kjo është një përgjegjësi e madhe. Përpjekje për të modernizuar veten e saj dhe poltikëbërjen dhe mënyrën e dhënies së shërbimit për ata që na kanë votuar. Ka ikur koha, ashtu s ai përket kohës kundër korrupsionit, koha kur kryetarët e bashkive silleshin si pronarë të një territori të caktuar. Për të diskutuar performacën. Nuk duhet parë si një tragjedi. Në gjykimin e asamblesë, i gjithë sekretariati u gjykua që ka nevojë për rifreskim ndoshta dhe për rikompozim. U gjykua që performanca e tyre në dy vite e ka mbushur ciklin e vet”, tha Krashi.

I pyetur nëse do ketë ndryshime në qeveri, në takimin që do të mbajë Rama me kabinetin më 28 dhe 29 korrik, Krashi tha se gjithmonë ka vend për përmirësime.

“Po qeveria? Aty ku vihen re që ka nevojë për përmirësime merren masat për tu përmirësuar. Në qeverinë e Shqipërisë sot patjetër që ka arritje, ka dikaster që kanë performuar, asnjë nuk performon në masën 100%, gjithmonë ka vend për përmirësime. Kjo është arsyeja që Rama ka vendosur të ketë një takim dy ditor me qeverinë, për të rishikuar se ku janë me objektivat. Mund të ketë raste që persona të caktuar të japin krahun, kjo s’do të thotë që kanë dështuar, por ka në mbaruar ciklin”, tha Krashi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 27/07/2023 19:20

    po he pra na i thuaj ,meqe na i paskan fshehur....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër