Deputeti socialist Fadil Nasufi flet ‘pa doreza’ në “N’kohë”: Berati shihet si ‘qokë politike’! Reforma territoriale, mbi baza profesionale e jo interesa partiake

Reforma territoriale për ndryshimin e njësive të qeverisjes vendore mund të negociohet me partinë Demokratike. Deputeti socialist Fadil Nasufi, gjatë një  interviste në emisionin “N’kohë”, tha se ky aksion, duket më tepër si një qokë për PD-në.

“Shtyrja ka të bëj me 2-3 element të tjerë  që u shtuan në axhendë të komisionit, kërkohen dëgjesa nga disa bashkësi të mëdha, siç dëgjuam Tiranën, duan të shikojnë praktika të njësive vendore të vendeve të Rajonit, lihet  e hapur mundësia për ndryshim në kuptimin që të ketë sa më shumë gjetje, por unë flas për në parim, duhet të ketë sa më pak njësi. Nëse do ketë ndryshim do jetë qokë politike, po vijuam me qoka politike për të kënaqur një interes të një force, duhet të jemi me studime profesionale dhe jo komisione që ngrihen si një mundësi që i jepet opozitës për të bërë edhe ajo luftën e saj politike”-tha ai.

Duke folur për Beratin, vendin në të cilin është mandatuar dy herë për të qenë zëri i interesave qytetare në parlament, Nasufi u shpreh plot rezerva për atë çka ka ndodhur në qytet nga politika ndër vite.

“Qytetaria nuk shpërblehet, kur drejton me qetësi pa problematika, politika lartë kursen në objektiva se thotë këta janë mirë. Berati është bërë qokë politike, të tëra eksperimentet për të bërë qoka politike janë bërë në Berat. Këtë mandat do t’ja lëmë Partisë Agrare, këtë mandat do t’ia lëmë Social-Demokrates, këtë do ja lëmë LSI-së, këto ndoshta kanë rregulluar ekuilibrat në politikën e madhe por këtu kanë kushtuar, i kanë krijuar prapambetje venit. Në Berat gjithmonë ka pasur deputet të ardhur, nuk dua të merrem me asnjë emër as brenda portës së PS-së, por një që fillon premton dhe mandatin tjetër ndërron zonë, nuk ndjen përgjegjësi dhe nuk e ngre zërin për njerëzit”, tha ndër të tjera Nasufi.

 

Intervista e plotë

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 26/09/2022 05:47

    Per te tille ka nevoje Shqiperia. Tashme qe gjithe trafikantet e droges se Beratit dhe Skraparit, i "bleu" rilindja qyteti i gurte ka rene ne qetesi. Klosi dhe Shameti tani te hidhen tutje ne Durres-Tirane qe oburra te lajne parane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie