N/ kryetari i PD-së, Edi Paloka e ka komentuar me ironi deklaratën e deputetit socialist Adnor Shameti që është i pari nga PS-ja që pozicionohet hapur pro hapjes së listave dhe kundër koalicioneve parazgjedhore, për dy kërkesa që opozita parlamentare ka depozituar kërkesën për ndryshime kushtetuese.  

"Plasi “mosbindja” ne PS. Ata qe kane votuar çdo pisllik dhe gomarllik te Rames, papritur vendosen “te rebelohen” ndaj tij, njesoj si “opozita” parlamentare! Neser pritet deklarate e Elises, po kete here jo ne rolin e Mamices po ate te Hamzait ! “Do e tradhetoje” dhe ajo “skenderbeun” e saj e do ju bashkohet jeniçereve... dmth Selami Jenicerit te “opozites” parlamentare! Ec e mos mendo pastaj qe Rama eshte legen..." shkruan ai. Partia Demokratike ka kundërshtuar ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.