Deputeti socialist del hapur: Duhet të hapen listat dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore

TIRANE-Për herë të parë një deputet nga shumica socialiste del hapur duke kërkuar që të hapen listat për zgjedhjen e deputetëve dhe të mos ketë koalicione parazgjedhore. Deputeti Adnor Shameti në një postim në faqen e tij në Facebook shkruan se ndryshimi i sistemit nuk duhet të jetë tabu për partinë Socialiste, që është shumicë në parlament. Po ashtu, ai thotë se që të ketë hapje listash dhe natyrisht si rrjedhojë nuk duhet të ketë më koalicione parazgjedhore.

"E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavaresisht se edhe une kam bindjen që nuk janë ndonjë recete çudibërese, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për maxhorancën. Ata jashtë parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet.

Këtu s'eshtë puna çfarë do marrin keta brenda parlamentit, po çfare do marrë populli nga ky proçes! Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do merziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot me brenda po u shkeputen nga kërthiza e partive të mëdha.

Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash dhe natyrsh si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll besoj u benë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive meme, me koalicione të mbyllura per te mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori! Sikur s'ka më lezet do thoshte gjyshi im" shkruan Shameti.

Listat e hapura dhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore janë dy kërkesat e opozitës parlamentare. Kërkesa për ndryshimet kushtetuese me 29 firma (2 u tërhoqën sot), u dorëzua nga opozita parlamentare dy ditë më parë. Tashmë pro këtyre dy kërkesave është edhe socialisti. Partia Demokratike ka kundërshtuar ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Por, opozita parlamentare ka deklaruar se nuk do të votojë marrëveshjen për reformën zgjedhore pa u plotësuar kushtet e tyre, mes të cilave hapja e listave. Shumica socialiste ka vetëm 77 dhe jo 84 vota për të miratuar draftin e reformës duke u detyruar që të ulet me opozitën parlamentare. Sipas marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentit, drafti që u miratua me dakordësi nuk duhet të preket, por në kushtet që socialistët nuk i kanë votat të vetëm dhe brenda shumicës ka zëra që kërkojnë hapjen e listave, debati rihapet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 14/06/2020 11:40

    Undefined

    Përgjigju
    • Justin ani: 14/06/2020 12:05

      Bravo Adnor se bashku me Shokun Lymi si ne Bussines dhe ne politike

  • Populli: 14/06/2020 10:59

    He, po e ndjen "Rilindja" qe i ka rene sapuni dhe do perkulet para popullit dhe ekonomise! Ore zoteri, dakort me listat e hapura se une dua mos te kete me Frrok, Rrosh etj. Por s'mund te me besh voten time nul. E zeme se une dua te votoj djathtas por jo PD, nje parti tjeter LZHK psh me koalicion vota ime vlen, ndersa pa koalicione vota ime humbet se nuk i jep aq fuqi te beje diferencen! Ca i duhet "Rilindjes" se ca bejne kryetaret e partive, ku futen, si kandidohen, si fitojne etj etj., fundja kjo eshte zgjedhje e tyre. Mire apo keq nuk i ben dem kujt, kshuqe lerini keto "lojra" se do u dal boja e do u therrase Yuri per "leksione" pastaj!

    Përgjigju
    • popilli rikes: 15/06/2020 01:23

      Po mire e ke o popull. Bej i parti , hy ne kualicion , merr 10.000 vota e kap i drejtori te pergjithshme te vjedhesh sa te duash se e ke tenden se ke marre votat. Kshu jane kto partite tona te vogla. Program te qarte vjedhje . Duhen kualicionet se vdesin per buke 100 parti parazite me kryetare parazite qe sdin gje tjeter me be vec vjedhjesh ne zyrat e shtetit.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda