Deputeti socialist në Report Tv: PS ka aplikuar reformat më të guximshme ndonjëherë! Arrestimi i Bllakos? Përgjegjësia individuale, s’mund të dalë një parti përpara SPAK

Deputeti Lavdrim Krashi i cili është rikthyer në Shqipëri dhe në PS pas 30 vitesh në Britaninë e Madhe, tha në Report Tv se kjo është partia më moderne që ka aplikuar reformat më të guximshme ndonjëherë në vendin tonë.

Sipas tij pavarësisht se PS është “sulmuar” shumë në opozitë dhe ka marrë pushtetin në një moment të vështirë, sërish ia ka dalë.

“Unë e gjej PS 30 vjet me më shumë eksperiencë. Unë jam larguar 3-4 vjet pasi është formuar. Ka kaluar periudha shumë të vështira në opozitë, të rrezikshme edhe për vetë ekzistencën e saj. PS e ka pasur për herë atë “ish-partia e punës”.  Në fakt edhe partitë e tjera nga ty kanë dalë. Është partia më moderne që ka aplikuar reformat më të guximshme përgjatë kohës që ka qenë në pushtet. PS ka marrë pushtetin në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë.”, tha ai.

Sipas tij përgjegjësia është individuale kur një deputet apo ministër shkel ligjin. Kjo ishte përgjigja e deputetit socialist në “Studio Live” me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, për rastin e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Megjithatë ai sqaroi se edhe partitë kanë një farë përgjegjësie në përzgjedhjen e personave, duke theksuar fortë se individët nuk i rrit partia.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e Metës si president, ai e cilësoi një provë që drejtësia është e pavarur.

“Përgjegjësia është individuale. Bllako bëri një gjeste qytetar, ia kurseu parlamentit diskutimin dhe dha dorëheqjen. Edhe partitë politike kanë një farë përgjegjësie për personat që përzgjedhin. Ne nuk mund të çojmë para SPAK-ut një parti politike, individët nuk i rrit partia. Sigurisht kjo nuk është e hijshme, pro ndodh dhe duhet të mbajë përgjegjësi individuale.  Këta raste më japin shpresë që drejtësia do të veprojë. Kujtojmë rastin e Metës. Pavarësisht se parlamenti kërkojë që Meta të shkarkohej, Gjykata Kushtetues vendosi të kundërtën, kjo është provë që ajo është e pavarur.”, u shpreh ai.

Mandati i presidentit Ilir Meta mbaron në 24 korrik. Krashi tha se presidenti i ri që do të marrë detyrën duhet të jetë një figurë përfaqësuese e unitetit të popullit.

“Duhet të jetë një person që përfaqëson unitetin e popullit. Edhe Meta në atë frymë është zgjedhur, tani po i mbaron mandati. PS e kanë për detyrë t’i paraqesin popullit një president që përfaqëson unitetin e popullit. Në momentin që zgjidhet dikush president, përkatësie politike, ai ose ajo është i detyruara t’i lë mënjanë të gjitha dhe të jetë mbi palët. ”, tha ai.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja