Deputeti Syrigos takoi Belerin dhe kërkon lirimin, Ngjela: Vërteton se politika greke ka financuar blerësin e votave në Himarë! Duan të bëjnë presion

Deputeti Syrigos takoi Belerin dhe kërkon lirimin, Ngjela: Vërteton se politika greke ka financuar blerësin e votave në Himarë! Duan të bëjnë presion

Angelos Syrigos, Spartak Ngjela dhe Fredi Beleri

“Ç'është ky deputet grek që vjen këtu, takon një shitblerës votash në Himarë, një farë Beleri, Beleri, a thua se ky individ keqbërës, i kapur për shitblerje votash dhe i dënuar nga gjykata shqiptare për krim zgjedhor, na qenkërka një hero” kështu e nis analizën e tij Spartak Ngjela në një postim në facebook, ku komenton ardhjen e deputetit grek Angelos Syrigos, takimin në burg me Belerin dhe kërkesën për ta liruar.

Ndër rreshta Ngjela thotë se fakti që një deputet i Greqisë vjen dhe kërkon lirimin e një të dënuari me gjyq nga një qjykatë shqiptare, sepse ky ka blerë vota dhe është kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, "vërteton se politika greke na e paska financuar blerësin e votave në Himarë"

Madje shton se politika greke ka për qëllim të bëjë presion ndaj palës shqiptare, me një krim që është kapur në flagrancë në Himarë për shkak se tani po kupton se çështja e Çamërisë shqiptare është një fakt historik që tani po shkon drejt të hapjes
 

Postimi i plote

Ç'është ky deputet grek që vjen këtu, takon një shitblerës votash në Himarë, një farë Beleri, Beleri, a thua se ky individ keqbërës, i kapur për shitblerje votash dhe i dënuar nga gjykata shqiptare për krim zgjedhor, na qenkërka një hero.

Por, fakti që një deputet i Greqisë, zoti Angelos Syrigos vjen dhe kërkon lirimin e një të dënuari me gjyq nga një qjykatë shqiptare, sepse ky ka blerë vota dhe është kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, vërteton se politika greke na e paska financuar blerësin e votave në Himarë.
Dhe frika e politikës greke është për faktin që tani po kuptohet se çështja e Çamërisë shqiptare është një fakt historik që tani po shkon drejt të hapjes së historisë keqbërëse antishqiptare, si një krim ky që Greqia ka bërë në vitin 1946 kundër popullit shqiptar.

Dhe tani, në një kohë të tillë historike, politika greke kërkon t'i bëjë presion Shqipërisë me një çështje që ka të bëjë me një krim që është kapur në flagrancë në Himarë.

E kuptoni se në çfarë gjendje qesharake qëndron politika greke kundrejt Shqipërisë?
Pse mund t'i kundërvihet politika dhe të rrëzojë vendim gjyqësor?

Turp që kjo të mendohet nga një politikë e një vendi të Bashkimit Evropian! Sepse po kuptohet që e ka shqetësuar e vërteta shqiptare që po ecën përpara përditë e më shumë. Po politika greke, ende nuk e ka kuptuar forcën e sotme të shtetit shqiptar?

Dhe është për të qeshur se këtë Belerin politika greke, me këtë Syrigos- in, na e quan edhe minoritar. Po ku ka minoritarë në Himarë! atje ka disa fakirë që marrin pension nga Greqia, dhe flasin përçart.

Himara ka qenë dhe është qëndra e Labërisë. Ti Syrigos, a i ke dëgjuat këngët labe të Himarës?!

Por ju jeni të degraduar nga mendimi fals i një farë Greqie të Madhe. Në një kohë kur sot në atë Greqi ka rreth 6 milionë shqiptarë që quhen arvanitas. Është për të qeshur, se këta fakirë ende kanë besimin se mund të pushtojnë Shqipërinë e Jugut. Humor i madh ky, dhe përçartje mendore që ka 200 vjet që mundon injorancën greke, sepse dhe vetë grekëve nëpër shkolla ende i fshihet me gënjeshtra historia reale e asaj që ata i thonë Greqi.

Injorantë kudo...

Por që tani janë katandisur kokoshi një thelë, se arvanitasit në Greqi nuk kanë më frikë të flasin shqip.

Dhe kisha greke po e vuan.

Kurse ne shqiptarët po qeshim. Por kisha greke e di se krishterimi në Gadishullin Ilirik ka ardhur nga Shqipëria dhe shqiptarët. Dhe shqiptarët i ka takuar me krishterimin dhe me Jezu Krishin, Shën Pali, që ka zbritur në Durrës dhe e ka sjellë krishterimin në Iliri dhe në Arbëri, dhe se dioqeza e krishterë e Durrësit është themeluar në vitin 95 pas Krishtit.

Kurse krishterimi në Greqi ka hyrë rreth 500 vite më pas, kur në Shqipëri ai ishte kthyer në një fe kryesore. Por këta që shkruajnë pallavra ose janë injorantë, ose janë mbeturinat e pushtuesve të tokave shqiptare nga serbët dhe nga grekët. Sepse i ka trembur gjithmonë karakteri historik shqiptar i Kosovës dhe Çamërisë. Por serbët e humbën pushtimin e tyre të Kosovës, dhe Kosova tani është një shtet i pavarur shqiptar.

Po Çamëria?
Edhe Çamëria drejt asaj rruge është duke shkuar. Dhe koha e solli që, e gjithë etnia shqiptare autoktone në Gadishullin Ilirik, eshtë duke ecur drejt bashkimit, pas një vuajtje rreth 200 vjeçare të një atishqiptarizmi të përbindshëm kundër saj. Se ndërkohë në historinë a Gadishullit Ilirik po triumfon e vërteta historike e shqiptarizmit.

Prisni dhe shikoni...

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/08/2023 02:36

    Z.Ngjela,nuk dua te bej av.e Djallit,por ne kete rast Beleri nuk ka dale akoma ne gjyq e nuk eshte denuar akoma,masat e dhena deri tani nga gjykatat kane te bejne me /paraburgimin/.Cilat jane arsyet e shpjegimet e kesaj mase,pertej akuzes kryesore,nuk dihet,mund te jete rendesa e krimit,mund te jete intimidim deshmimtaresh,mund te jete tentative prishje provash,ose rrezik arratisje,mund te jene 100 arsye te tjera,por Greqine nuk po e ze gjumi per kete,sipas saj Beleri duhet ndjekur ne gjendje te lire,ose akoma me mire akuzat duhen hequr komplet dhe ai duhet te betohet.

    Përgjigju
  • Erdogan: 13/08/2023 08:54

    Nqs Grekit me të vërtetë duan të bëjnë presion, e dinë ku i kam sarajet unë në detin TurkAegean. Bujrum.

    Përgjigju
  • Qeto: 13/08/2023 07:31

    Shum i sakte Taku! Zgjedhjet jane blere! Tani bleresi kerkon llogari .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës