Deputeti ukrainas dorëzon projekt-rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës: Ukraina mbështet demokracinë kudo në botë

Deputeti ukrainas dorëzon projekt-rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës: Ukraina mbështet demokracinë kudo në botë

Parlamenti i Ukrainës

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka dorëzuar projekt-rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur në Telegramin e tij, shkruan gazeta "E vërteta europiane". Deputeti thekson se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së ka pranuar në vitin 2010 se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk cenon asnjë rezolutë.

"Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një projektligj që njeh pavarësinë e Kosovës . Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur. Jo më kot 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, për të cilat ne aspirojmë, e kanë njohur tashmë Kosovën. Kosova është njohur edhe nga SHBA, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Prandaj, një hap konsistent i Ukrainës do të jetë njohjen e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe shprehjen e mbështetjes ndërkombëtare. 

Për deputetin ukrainas, Kosova nuk duhet të krahasohet me republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.

"Refuzoj menjëherë të gjitha llojet e manipulimeve, situata mes Ukrainës dhe pseudo-republikave të "LDNR" nuk është e njëjtë si Kosovë-Serbi. Ky është momenti kur Kosova realisht ka të drejtën e pavarësisë. Shpresoj që kolegët në Këshill të mbështesin dhe rezoluta të shqyrtohet sa më shpejt që të jetë e mundur", ka shkruar ai.

Edhe kur kishte tensione në veri, bëri një reagim në Twitter duke treguar qëndrimin e tij. Sipas tij, Serbia po përpiqet të nisë një luftë në Kosovë dhe thotë se nëse kjo ndodh, Ukraina duhet të mbajë anën e “kosovarëve”. 

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali i Trojës i Putinit në Europë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 07/08/2022 13:51

    Ngushëllime Edvin shqipfolësit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën