Deputetit i PS Iiri Beqja:
INSTAT-i fsheh statistikat
Sipas opozitës, Instituti i Statistikave jep shifra të vonuara dhe jo të sakta. Ndërkohë, programi i publikimit të statistikave zyrtare, që miratohet në Kuvend, i fshihet publikut, deklaroi sekretari për Programin Ilir Beqja.
TIRANE - “Fshehja dhe vonesa në publikimin e programit statistikor është një sëmundje e vjetër e INSTAT-it”. Sekretari për programin e Partisë Socialiste, Ilir Beqja në një deklaratë për mediat ka reaguar dje në lidhje me publikimet e Institutit të Statistikave, që, sipas tij, janë të vonuara dhe jo të sakta.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vetëm vendimi i miratimit të programit, por jo vetë programi, pra programi i statistikave zyrtare i fshihet publikut, u shpreh ai.
PUNËSIMI“Edhe pse programi është miratuar zyrtarisht, INSTAT vijon të mos e respektojë kalendarin e publikimeve. Në datën 15 shkurt duhet të publikoheshin rezultatet e anketës së forcave të punës për vitin 2011, por ende nuk janë publikuar.
Berisha thotë që janë krijuar mijëra vende pune, por ata janë të padukshëm. Sipas asaj që publikon INSTAT në fund të 2012-ës, të punësuar janë 927.400 vetë. Po sipas INSTAT-it, në fund të vitit 2008 të punësuar janë 974.070 vetë, pra 46 mijë e 600 vetë më pak. Kë të besojnë shqiptarët?” shtron ai pyetjen.
BUJQËSIANga ana tjetër, në datën 28 shkurt duhet të publikoheshin të dhënat paraprake nga regjistrimi i njësive ekonomike bujqësore, por nuk janë botuar. Edhe në këtë rast, INSTAT-i në një vend thotë se në vendin tonë ka 353 mijë ferma, ndërsa tek publikimet e Censusit, thuhet se në Shqipëri janë 313 mijë njësi ekonomike në fshat.
ARSIMISipas kreut të qeverisë, 92% e nxënësve që mbarojnë arsimin e detyrueshëm, mbarojnë edhe shkollën e mesme. Po të dhënat zyrtare të publikuara thonë se në periudhën 2008-2010 kanë mbaruar arsimin e mesëm sëbashku - të përgjithshëm dhe profesional – si më poshtë: Në 2008-ën 31 mijë vetë, në 2009-ën 34 mijë vetë, në 2010-ën 34.800 vetë.
Ncënësit janë ata që në periudhën 2004-2006 kanë mbaruar arsimin e detyrueshëm. Sipas INSTAT-it, këta ishin në 2005-ën 59 mijë vetë, në 2006-ën 58 mijë vetë, në 2007-ën 55 mijë vetë. Para, sipas Beqjes, duket qartë se nuk janë 8% ata që nuk e mbarojnë dot shkollën e mesme, por 40%.
Ai shtoi se për statistikat e rendit dhe të sigurisë publike INSTAT-i nuk ofron asgjë.
Kaosi mbetet në fuqi, edhe pse para pak javësh u miratuan ndryshime në ligjin e statistikave. Në vend çështja nuk është tek miratimi i ligjit, por tek zbatimi i tij.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1366
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Moment historik, do rishikojmë edhe buxhetin, Tirana qytet kozmopolitan
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
LIVE-Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37