Deputetja britanike takon familjen e Afrim Bunjaku, reagon Kearns: Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë në Serbi

Deputetja britanike takon familjen e Afrim Bunjaku, reagon Kearns: Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë në Serbi

Deputetja britanike, Alicia Kearns, kujton se si sot një muaj më parë Milan Radoiçiç ka pranuar fajësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ndërkaq ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Kearns në një postim në X shkruan se po ashtu se gjatë kësaj kohe nuk është kërkuar asnjë llogari për sulmin e Serbisë në Banjskë. 

Kearns ka takuar gjithashtu edhe familjen e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator nga ky grup i armatosur duke shtuar se "ata meritojnë drejtësi".

“Tashmë ka një muaj që Radoiçiç ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë llogari për rolin e Beogradit. Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut, ata meritojnë drejtësi…”, shkroi Kearns.

Më 24 shtator Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër. Në kundërsulm, Policia e Kosovës vrau tre terroristë dhe arrestoi disa tjerë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marr Milan Radoiçiç që në atë kohë ishte nënkryetar i Listës serbe dhe person i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore