Deputetja demokrate ka ditëlindjen e
vajzës,por gjithçka e lidh me protestën

Deputetja demokrate ka ditëlindjen e<br />vajzës,por gjithçka e lidh me protestën
Partia Demokratike vijon ditën e dytë të protestës ndërsa deputetja Albina Deda, e lidh këtë zhvillim me një ngjarje shumë të rëndësishme familjare.
 
Protesta ka korresponduar me ditëlindjen e 18 të vajzës së saj, ndaj deputetja nuk ka nguruar ta cilësojë këtë përputhshmëri me si një përvjetor te veçante në sheshin e lirisë.
 
“Ada, princesha ime sapo mbushi 18-vjet. Është veçanti në një farë mënyre që ditëlindja e saj përkon me protestën këtë vit, e ne së bashku jemi familjarisht këtu. Është lufta jonë, beteja me të ligën, me dhunën, krimin e varfërinë që jeta dhe ëndrra e Adës, e bashkëmoshatarëve të saj të mos pritet, të mos vritet por të lulëzojë e rritet. Jetë të gjatë Ada ime, gëzimi im dhe mos e harro kurrë këtë përvjetor të veçantë në sheshin e lirisë!Edhe 100 zemra ime! Urimet më të mira nga mami! Paç bekimin e zotit në çdo ditë të jetës!”, ka shkruar deputetja.

postimi i albina dedes

albina deda
  (Albina Deda në protestë me vajzat)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi