Deputetja e PD letër Donald Lu: Problemi i shqiptarëve nuk është LGBT, por...

Deputetja e PD letër Donald Lu:  Problemi i shqiptarëve nuk është LGBT, por...

Deputetja Orjola Pampur dhe ambasadori Donald Lu

Pas paralajmërimit të ambasadorit të SHBA, Donald Lu, ndaj disa deputetëve për qëndrimin e tyre kundër komunitetit LGBT, ka ardhur reagimi nga deputetja e PD. Ligjvënësja e djathtë, Orjola Pampuri, i është përgjigjur me një letër të hapur kryediplomatit amerikanë, ku i shkruan se problemi i shqiptarëve nuk është ky komunitet, por taksat, varfëria, papunësia.

Letra e plotë e deputetes:
Leter e hapur per Ambasadorin Donald Lu: Mr. Lu, ne kuadër të deklaratës suaj mbi deputetët të cilët nxitën debatin mbi cështjen LGBT, gjeta pak kohë t’ju përgjigjem, pasi problemi ynë nuk është pikërisht ky komunitet dhe problematikat e tij, madje besoj e jam e bindur që në një moment kritik për qeverinë e politikat e saj kjo cështje po përdoret mirëfilli si një mekanizëm mbrojtës, ku bazat I ka tek zhvendosja e vëmendjes. Cështjet që sot po rrënojnë këtë vënd e janë pasojë e një politike të gabuar, e një politike në shërbim të klientëve e të oligarkëve, ku përfshihen një sërë faktorësh të rëndësishëm kombëtarë e ndërkombëtarë, nuk janë LGBT, por taksat, varfëria, papunësia, largimi I Shqiptarëve si azilkërkues, largimi I shtresës së mesme, largimi I intelektualëve, mjekëve, inxhinierëve, profesorëve etj.

Sot në spitale nuk ka kushte, nuk ka medikamente për të sëmurët me kancer, mbi 30000 familje përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike, 11 qytetarë të pafajshëm sot janë në burg, vetëm sepse protestojnë për një taksë të cilën nuk munden ta përballojnë më, jetojnë në mjerim e nuk kanë me c’të ushqejnë fëmijët.

Sot, si kurrë ndonjëherë procedohen penalisht deputetë të opozitës, vetëm pse mbështesin një protestë paqësore qytetare, e cila vjen pas një gjëndje tejet të rënduar të ekonomisë në cdo familje shqiptare. Por kryetarë bashkish të cilët kanë abuzuar me pushtetin, ish ministra të cilët janë përfshirë në trafik kombëtar e ndërkombëtar droge, ish ministrat e koncensioneve korruptive, e trafikantë bashkëpunëtorë të qeverisë janë ende të pandëshkuar.

Kjo është cështja Mr. Lu, nuk janë LGBT, ata nuk janë as të sëmurë, as të paaftë për të punuar, e as nuk janë diskriminuar kurrë për të përfituar projekte pafund, si asnjë kategori tjetër.

Unë në profesionin tim jam Psikologe Klinike, e në zyrën time kam këshilluar disa prej tyre, sigurisht në atë zyrë askush nuk paragjykohet e nuk diskriminohet, pasi është profesioni I tillë I cili ‘te zhvesh’ nga cdo lloj paragjykimi. Shkolla, formimi, profili e profesioni me nxisin të mos diskriminoj, ashtu sikurse kam bërë edhe një vit më parë duke folur nën petkun e psikologes e cila respekton të drejtën e cdo komuniteti për të jetuar në mënyrën që ai zgjedh. Nuk diskriminoj askënd. Në këtë botë cdo njeri ka të drejtë të bëjë jetën e tij, në mënyrën që ai zgjedh ta bëjë atë, por pa imponuar askënd për të pranuar me pahir këtë zgjedhje.

Në këndvështrimin tim dhe të elektoratit që përfaqësoj, prioritet do t’I jepja ish te përndjekurve, jetimëve, e personave me aftësi të kufizuara. Por sot flas në emër të qytetarëve që përfaqësoj, në emër të së Djathtës, e cila është një parti konservatore, ku familja ka vlerat themelore, e në emër të personit tim si nënë, si grua e si familjare e një familje të shkëlqyer, e cila familjen e ka të shënjtë e të paprekshme.

Ky është mendimi im, I djemve te mi, I familjes sime, I elektoratit tim, I paraardhësve të mi si konservatorë brez pas brezi. Unë si profesioniste vlerësoj mendimin e lirë, I cili duhet të respektohet nga cdo kush si nga politikanët për njëri-tjetrin, ashtu edhe me gjerë e më ngushtë.

Mendimi im nuk ka të bëjë me homofobinë, por me vlerën që I jap vazhdimësisë, e cila ka sens vetëm në një familje tradicionale, ku mund të përcillet modeli I nënës e babait e vlerat e moralit, mbi bazën e të cilave kapërcehet me sukses cdo hallkë për zhvillimin e personalitetit.

I Stand With Trump.

Me respekt:

Dr. Orjola Pampuri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pacienti: 10/04/2018 14:48

    O doktoreshe e di ti qe njeriu ka dy vrima me kendu Te paren sot ju e vute ne fuksionim po kujdes se ishe ne drejtim te paditur te z Lu Per vrimen e dyte te funksionit nuk po ta di drejtimin po kujdes doktoreshe drejtimin gjeje egzakt se po nuk e gjete Diagnozen Ekzakt do ta pesosh si Dr SALIHI

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 10/04/2018 11:04

    Po vëreni ktë panpurin të udhëheqi se ka tru shum kjo pul e shushatur ta bëj Shqiprin prall si e bëri shefi saj kryekrimineli salhe që e bëri tok të djegur . Për atë që ka bër ai kto monstra s'flasin . Mjer Shqipria që kush e përfaqëson në politik

    Përgjigju
  • Uns: 10/04/2018 09:12

    Sa mediokritet i përqendruar ne nje letër. E para askush se thirri te shprehet, e dyta, shqip thuhet zoti Lu/ Z. Lu e jo Mr. E treta, vendos se ne c'kendveshtim do flasësh, psikologe apo përfaqësuese, se smund te jesh nga te dyja anet e mendimit si person i formuar qe je. E katërta, pikërisht ti si deputete (elite me pak fjalë) flet per jetimet e te përjashtuarit e kesaj shoqërie?! E pesta, LGBT si problem nuk përjashton problemet e te tjerëve, persa i perket projekteve pafund, ato s'jane kurre te mjaftueshem per nje kauze te mire per shoqërine (ate qe te këshilloj te besh edhe ti per te përjashtuarit si deputete qe je). E gjashta, Trump doesn't care and know who you are, because you are not e US citizen, so you stand or not with him isn't really important at all! E shtata, boll me kte mendimin qe mund te futeni ne raportet institucionale amerikane, eshte thjeshtë mediokritet provincial i vendeve dhe njerëzve te vegjël si Shqipëria dhe ju zonja deputete. Ps: kur te gjesh kohe heres tjetër, beje nje xhiro nga zona qe je zgjedhur, do ishte me frutdhenese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë