Deputetja e PS: Nis analiza në terren, takime me qytetarët për 2 muaj, ja kush rrezikon

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, ka komentuar turin e nisur në Partinë Socialiste, ku do të bëhet një analizë në rang kombëtar për bashkëqeverisjen me qytetarët. Pas Asamblesë së PS, Gjylameti ishte e ftuar në studion e Report Tv, ku sqaroi se të gjithë socialistët do të dalin në terren për t’u njohur më nga afër me problematikat e qytetarëve dhe për t’iu dhënë atyre zgjidhje.

Lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama se në shtator mund të ketë ndryshime në qeveri, deputetja tha se kjo i përket vetëm Ramës, por se gjërat do të varen nga analiza dymujore e socialistëve në terren, duke shtuar se do ta pësojnë ata institucione që kanë performancë më të dobët.

“Synimi kryesor i PS është bashkëqeverisja me qytetarët. Ne kemi një opozitë inekzistente, ndaj duhet të jemi në interes të qytetarëve. Ne kemi nisur turin me grupet e deputetëve, duke analizuar 6-mujorin e qeverisjes, me synimin çfarë ofrojmë për qytetarët. Tani po shkojmë drejt asaj që prisnim, drejt një analize për t’iu ofruar qytetarëve atë që nuk është bërë si duhet. Të ndryshojmë situatën, aty ku ka problematika. Pjesa e ndryshimeve në qeveri është kompetencë e Ramës. Analizat që do bëhen në këtë tur 2-mujor, do të bëhet identifikimi i institucioneve që nuk performojnë, atë që nuk funksionon si duhet”

Blerina Gjylameti, deputete e PS

Analiza 2-mujore çfarë do sjellë në fund?
Ky tur do jetë si një tur fushate, por me një ndryshim, nëse në fushata synimi ka qenë që PS të fitojë mandate, tani turni ka tjetër objektiv. Jemi në analizë informimi, ku të gjithë do jenë të angazhuar në terren për t’iu shpjeguar qytetarëve çfarë kanë bërë dhe për të marrë problematikat.

Ne jemi në aleancë të mirëfilltë me qytetarët. Kritikat e tyre do na shërbejnë mbi një analizë të tjetër për të gjithë ne, që të ofrojmë sa më mirë një qeverisje sa më të mirë.

Rama kritikoi ashpër kryebashkiakët, kryetarët e PS, çfarë nuk shkon në PS?
Ka pasur gjithmonë debat për taksat. Nuk ka taksa të rritura, por ka pasur ulje. Është keqpërdorur nga opozita. Votëbesimi duhet parë si shenjë përgjegjësie maksimale. Kritikat duhen parë me shumë kujdes, për të kuptuar ku janë problematikat.

Tani ne duam të jemi në nivelin e duhur për çfarë jemi votëbesuar. Nga ana e qytetarëve ka shumë kritika dhe probleme të pazgjidhura. Janë zgjidhur mbi 5 mijë ankesa të qytetarëve në shqipëriaqëduam.al, që do të thotë se qytetarët kanë të drejtë. Gati 90% e rasteve kanë gjetur zgjidhje.

Surpriza dhe ndryshime në shtator?
Pjesa e ndryshimeve në qeveri është kompetencë e Ramës. Analizat që do bëhen në këtë tur 2-mujor, do të bëhet identifikimi i institucioneve që nuk performojnë, atë që nuk funksionon si duhet.

PS më komode nga sjellja e PD?
Ajo çfarë ndodh herë pas here në Parlament është tjetër fakt që ne na tregon se çdo të thotë për opozitën të pengojë rrugëtimin e shqiptarëve drejt BE. Çdokush në PS do duhet t’i hyjë një analize të thellë mbi përgjegjësitë që ka. Sot ishte moment reflektimi për të gjithë ne.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion