Deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello ka njoftuar humbjen e një njeriu të afërt, kunatit të saj Drini Bello.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja ka bërë të ditur lajmin e hidhur duke i dedikuar fjalë të ndjera kunatit, për të cilën ka qenë si shoku dhe vëllai i saj i madh.

 “Të njoha si djalin e madh të shtëpisë, Drini Bello, po në jetën time me familjen tënde, tonën të madhe, ishe shoku e vëllai im i madh. Unë sot të humba, vëlla! Do na mungosh shumë. Të qoftë dheu i lehte, i miri Drin”, shkruan deputetja.