Informaliteti në turizëm është tepër i lartë, dhe përfitimi i buxhetit të shtetit nga fluksi i madh i turistëve në Shqipëri, ka rezultuar i ulët.
Zv ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello e ftuar sot në emisionin ‘Përballje’ në Report TV tha se janë gati 28 mijë struktura të paçertifikuara andaj nevoja për të ndërhyrë në treg është e madhe.
‘ Sivjet ishte një boom turistik, që do të thotë që realiteti turistik shqiptar është shumë herë më ndryshe. Shifrat e larta që këtë vit ishit deri në fund shtatori ishin 8.3 mln turistë. Duke patur parasysh këto dinamika pozitive, kjo diktonte reagimin institucional.
Nga të dhënat e AIR Bnb dhe Booking, janë gati 28 mijë struktura që janë të paçertifikuara. Që do të thotë se nevoja e këtij pr ligji për tregun është shumë e nevojshme. Futja në ligj do të thotë që t'i fut në rrugën e normalizimit. Tregu e ka shumë të rëndësishme.’- tha Bello.
Eksperti Dilaveri u shpreh se ndonëse po merren këto masa sërish infiormaliteti do të vijojë.
‘Nëse 8.3 milionë turistë i përkthejmë në netë qëndrimi të deklaruara del që çdo turist ka fjetur gjysmë dite në hotel. Nuk na ka rritur deklarimi sepse informaliteti vijon. Ne nuk e deklarojmë sepse pastaj kemi tatim fitimin për të paguar. Ai 6% dikur ishte i parakohshëm.’- tha Dilaveri.
Për të luftuar evazionin janë propozuar ndryshime në ligjin për turizmin, duke synuar që nga dhomat e thjeshta deri tek vilat që akomodojnë pushues përmes AirBNB apo Booking dhe nuk kanë një licencë, të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
"Në 2022, 47% e strukturave kanë qenë të paçertifikuara" tha Bello.
Ndërsa sa i takon çmimeve të referencës për hotelet, ekspertët janë skeptikë.
‘Ne nuk e dimë a do jetë çmim i njëjtë nga maji në korrik dhe përveç kësaj kur nuk kemi arritur që me 6% të mos i bindim, që të paguajnë detyrimet që i kanë shtetit, si do t bindim kur i vendosim çmime reference? Dhe nga kjo pikëpamje mendoj se nuk do japë rezultat.’- tha Dilaveri.
Deri në fund të muajit shtator në vend kanë hyrë 8.3 milionë turistë. Për shkak të bumit turistik sipas EUROSTAT, Shqipëria mban vendin e parë në Evropë për numrin e lartë të fluturimeve përgjatë sezonit veror, me një rritje prej 27.8% krahasuar me vjet.
G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit/ Drejtoresha e ISHP: I gjithë viti duhet të jetë një tetor rozë! Ekspertja: Nëse nuk bëjmë teste jemi vetë fajtore
3 Tetor 2024, 14:31
-
Burg për mosdeklarimin e pagave, ekspertja e Ekonomisë tregon pse nuk mund të realizohet! Gjokutaj: Duhet një strukturim i detajuar për planin me 7 masa
30 Shtator 2024, 16:08
-
Salianji drejt burgut/ Analisti në 'Përballje': Vetë e ka fajin që ngatërrohet me personazhe të tilla! Kthupi: Tani priten flakadanët në parlament
26 Shtator 2024, 15:10
-
Arsimi profesional, Malaj në ‘Përballje’: Shteti të bëjë politikë pagash! Eksperti i punësimit: Shkollat pamundësi për të përballuar flukset
24 Shtator 2024, 14:56
-
Indeksimi i pensioneve me 4.1%, ekspertja e Ekonomisë për Report Tv: E vonuar, rritja e remitancave tregon varfërim! Sako: Pensioni në qytet dhe fshat poshtë minimumit jetik
20 Shtator 2024, 16:12
-
Ndryshime në qeveri, shkarkohen nga detyra dy zëvendësministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla
18 Shtator 2024, 18:42
-
Skandali me diplomat false, ish rektori i Kolegjit Universitar Wisdom për Report Tv: Më falsifikuan firmën! Gazetari zbardh skemën! Dy ish-rektorët thirren në prokurori
18 Shtator 2024, 14:49
-
Vitin tjetër shezlongë vetëm për plazhet e hoteleve, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik: Bashkitë të papërgatitura për menaxhimin! Do të sjell problematika
17 Shtator 2024, 16:29
-
Arrestimi i Ilir Beqajt/ Mjeku në 'Përballje' e akuzon për krime kundër njerëzimit! Avokati: Është rast unik, mund të ketë akuzë tjetër për 'Sterilizimin'
4 Korrik 2024, 16:50
-
Tragjedia me Pal Trashaj/ Gazetari Adriatik Doçi: E kam takuar disa muaj më parë! Ishte i revoltuar dhe u përbetua se do sakrifikohej para SPAK
3 Korrik 2024, 16:03
-
Eduard Ndocaj denoncon në ‘Përballje’: Mjeku operoi kushërirën time me tumor për t'i marrë lekët! I riu nga Rubiku u trajtua vetëm me Takipirin
28 Qershor 2024, 15:42
-
Vonesa e anulim fluturimesh, eksperti: Autoriteti Civil t'i ushtrojë presion linjave ajrore, të marrë masa! Wizz Air keqpaguan dhe stërmundon stafin
27 Qershor 2024, 16:30