Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, zgjodhi të mbështesë deputeten Time Kadrijaj me një postim në Facebook, pak pasi ajo hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë seancës konstituive të Kuvendit.
Postimi vjen në kulmin e përplasjes politike mes AAK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ditët e fundit, Gjini ka akuzuar Kurtin se po bllokon konstituimin e institucioneve, ka folur për shkelje të rendit kushtetues dhe ka paralajmëruar se vendi po hyn në një krizë të thellë politike.
Në këtë klimë, ai publikoi fotografinë me Kadrijajn dhe e shoqëroi me një mesazh të shkurtër duke vlerësuar kontributin e deputetes për Kosovën.
“Timja kurrë nuk ka munguar për vendin”, shkroi Gjini në Facebook.
Lajmi kryesor:
Konstituimi i Kuvendit në Kosovë në ngërç! Kurti s’arrin marrëveshje: Shtyjmë seancën që të shmangim zgjedhjet! VIDEO kur deputetja e godet me vezë






