ITALI - "Duhet t’i mbysim anijet siç bëmë me Shqipërinë. Nuk ka zgjidhje tjetër. Më mirë një akt lufte, sesa ta humbim luftën”. Kjo është deklarata shokuese e Daniela Santanche, deputetes së ‘Forza Italia’, një ditë pas tragjedisë në kanalin e Siçilisë ku humbën jetën mbi 700 emigrantë.
Santanche që është dhe krahu i djathë i ish kryeministrit Silvio Berluskonit, ka thënë për televizionin SKY TG24, se Italia duhet të fillojë të aplikojë një strategji vetëmbrojtëse.
"Nuk është tragjedia më e madhe në Mesdhe, por tragjedia e qeverisë italiane, që nuk i përballet në mënyrën e duhur problemit. Nuk ka kohë për të pritur, duhet të çohet marina jonë për të përmbytur të gjitha anijet, siç ka ndodhur në Shqipëri. Nëse më pas kjo është një veprim lufte apo nuk është, pak rëndësi ka. Më mirë një akt lufte, sesa të humbim luftën. Zgjidhja e vetme është që të përmbysim anijet, që të mos nisen më. Kjo dëshira për t’i shpëtuar të gjithë, në fund na i lyen duart me gjak. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të bëhet. Janë lot krokodili të atyre që thonë se është një tragjedi e vërtetë, tragjedia e vetme është e qeverisë sonë”, deklaroi deputetja Daniela Santanche.
Më 28 mars të 1997-ës duke ndjekur të njëjtën taktikë mbrojtëse, anija ushtarake italiane “Sibila” goditi dhe shkaktoi fundosjen e anijes shqiptare “Kater i Radës” me 120 pasagjerë që po lundronte në bord në Kanalin e Otrantos. Bilanci i tragjedisë së Otrantos shënoi 108 viktima, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët udhëtonin drejt Italisë me një anije të vjetër ushtarake, të nxjerrë jashtë përdorimit. Edhe në atë kohë një deputete italiane, Irene Pivetti, u shpreh njësoj, se për të përballuar mbërritjen e mijëra shqiptarëve, ata duheshin hedhur në det.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com