Deputetja kosovare:Nëse je
e bukur bën më shumë punë

Deputetja kosovare:Nëse je<br />e bukur bën më shumë punë<br>
Deputetja kosovare e Partisë VAKA në Kosovë, Dude Baljeka ka folur lidhur me veshjen në Kuvend. Baljeka ka thënë se në Kosovë ka kod veshje dhe e respekton, por ajo u shpreh se është simpatike për median dhe gjithmonë përbëj lajm.

Deputetja u shpreh se vesh atë veshje që ajo ndihet mirë se nëse je e bukur mund të jesh produktive dhe pozitive gjatë punës. Veshja është mënyra e jetesës, plot krenari thotë se ajo ka lindur me rrobaqepës dhe s’mund të ndryshoj veten edhe pse është deputete, thjesht bënë një balancë për stilin e veshjes.

“Unë vesh atë që ndiej mirë se nëse je e bukur dhe seksi mund të jesh edhe produktiv edhe pozitiv edhe mund të bësh më shumë punë gjatë ditës.

Veshja është mënyra e jetës. Unë jam lind me rrobaqepës dhe për mua s’mund ta ndryshoj veten se jam deputete, thjesht bëj një balancë për çka kam nevojë në stilin tim të veshjes unë jam me simpatike për median dhe jam gjithmonë në media dhe ata bëjnë lajm. Unë punoj një punë shumë serioze dhe jam shumë e suksesshme,”
tha Deputetja.

Stili i veshjes e dallon nga të gjitha deputetet e tjera në Kuvendin e Kosovës por, ajo ka gusto për të zgjedhur stilet më të veçanta.





Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

6/3
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën