Deputetja serbe votoi me
dy kartela për PDK-në

Deputetja serbe votoi me <br />dy kartela për PDK-në
Kryeministri Hashim Thaçi nuk u lejua të raportonte në Kuvend për takimin e fundit me Ivica Daçiçin, pasi si kurrë me parë opozita e bashkuar votoi kundër.

Por, që ai të raportonte, dikush u përkujdes që të votonte edhe me dy kartela, vetëm që të arriheshin votat e mjaftueshme që raportimi i Kryeministrit të hynte në rendin e ditës.

Ishte kjo deputetja Jelena Bontić, nga partia e pavarur liberale (SLS). Parti kjo, e cila është në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.

Fillimisht, ajo voton me kartelën e deputetit, që nuk është i pranishëm në aparatin e votimit, pastaj ulet e voton me kartelën e saj.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se mbetet në ndërgjegjen e atij, që ka votuar me dy kartela, kështu sipas tij, Rregullorja e Kuvendit nuk e ka rregulluar si duhet këtë punë. Megjithëatë, ai tha se, po të ndikonte në rezultatin e votimit, do të duhej që të përsëritet votimi.

“Nëse ai votim ndikon në procesin e votimit, atëherë duhet të përsëritet votimi, por në rastin e djeshëm nuk ka pas ndikim në rezultatin e votimit. Ai votim nuk është ligjor, ajo mbetet në ndërgjegjen e deputetit, kush do qoftë ai. Unë po përpiqem të jap dy prezencat, atë elektronike dhe fizike. Sot e kam përsëritur disa herë këtë”, - theksoi Krasniqi.

Ai thotë se, duhet të shikohet të ndryshohet mënyra e votimit elektronik. Sipas tij, duhet të rregullohet, që deputetët të mos votojnë pa shenjën e gishtit.

Ndryshe, deputetja e SLS-së, Jelena Bontić në Kuvendin e Kosovës është, zëvendëskryetare e dytë e Komisionit për Buxhet dhe Financa .

Marrë nga Indeksi Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset