Për herë të tretë në Parlamentin e Kroacisë do të jetë një deputete shqiptare. Ermina Lekaj-Përlaskaj ka fituar sërish mandatin, ndërsa Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta teksa e uron për fitoren thotë se Ermina Lekaj-Përlaskaj përfaqëson komunitetin shqiptar në Kroaci.

"Shumë i gëzuar nga lajmi për fitoren e mandatit të deputetes në Parlamentin e Kroacisë, për herë të tretë, të znj.Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Është tepër e rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin dhe përfaqësimin dinjitoz në Parlamentin kroat me një deputete të nderuar, një tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate.

Përvoja e saj është garanci edhe për të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve.

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t'i japë një impuls të ri forcimit të tyre, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë", shkruan Meta në Facebook.