Zgjedhjet në Kroaci/ Konfirmohet fitorja e ish kryeministrit Andrej Plenkoviç

Në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të zhvilluara dje në Kroaci, rezultatet e para kanë nxjerrë fitues Partinë e qendrës së djathtë Bashkimit Demokratik (HDZ), e cila duket se ka siguruar një fitore të madhe.

Deri tani Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (SEC) ka përpunuar të dhënat e rreth 69 për qind e vendvotimeve dhe sipas rezultateve HDZ pritet të ketë 66 nga 151 vendet në Parlamentin e ri, dhe koalicioni i partive të qendrës së majtë e udhëhequr nga Partia Social Demokrate (SDP) ) 41 vende.

Sipas këtyre të dhënave jo të plota, Lëvizja Atdhetare e Mirosllav Skora ka siguruar 15 vende në Parlament, koalicioni i partive të majta dhe të gjelbërta gjashtë vende, ndërsa Partia Popullore kroate 1 vend. Koalicioni i partive liberale ka siguruar 3 mandate.

Për të formuar një shumicë të re qeverisëse duhen të paktën 76 vota të ligjvënësve të sapozgjedhur.

“Një rezultat i tillë për HDZ, nuk është vetëm i shkëlqyeshëm, por një detyrim", tha kreu i HDZ-s, njëherësh ish kryeministër i vendit, Andrej Plenkoviç para përkrahësve.

Zgjedhur nga HDZ - partia e themeluar në vitin 1989 nga Franjo Tudman, presidenti i parë i Kroacisë së pavarur - Plenkovic, kryeministri konservator që nga viti 2016, do përpiqet të rikonfirmohet në krye të vendit, pse jo, si edhe nw tw kshkuarwn,  swrish nw aleancë me partinw e ekstremit tw djathtw te kwngwtarit Skoro- pro abortit, përkrahës i një reforme drejt një presidencializmi më të plotë dhe i cili në këngët dhe koncertet e tij nuk ka turp të kujtojë parullat e vjetra fashiste të Ustascia.

Për fushatën zgjedhore, Plenković zgjodhi parullën "Për një Kroaci të sigurt" dhe renditi personalitete mjekësore, të kryera kundër luftës kundër virusit.

Deri një muaj më parë, Kroacia ishte ndër vendet më pak të prekura në Evropë, me dy mijë infeksione dhe njëqind vdekje, ndërsa masat për të mbështetur ekonominë shmangën një rritje drastike të papunësisë. Por këto përfitime të pretenduara për qeverinë duket se janë zhdukur në tre javët e kaluara të fushatës zgjedhore, me kthimin e urgjencës shëndetësore.

Kroacia ka regjistruar deri tani 113 vdekje dhe 3,100 të infektuar, teksa në dy javët e fundit ka pasur një ngritje graduale të rasteve me koronavirus. Masat e izolimit dhe një rënie e të ardhurave nga turizmi veror pritet të shkaktojnë një tkurrje prej 10 për qind në ekonomi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur