Deputetja socialiste tregon veprimet e Ramës për llixhat e Dibrës: Duhet të pezullohet
Deputetja e PS-së, Almira Xhembulla
Deputetja socialiste e këtij qarku, Almira Xhembulla, shpjegoi se si kishte vënë në lëvizje zyrën e kryeministrit për të hetuar këtë çështje.
“Gjuetarët e ujit” që s’po lënë vijë a hurdhë në Shqipëri pa kërkuar ta shfrytëzojnë, kanë gjetur një hapësirë për të cenuar interesin tonë të përbashkët. Si deputete e Dibrës, si qytetare, si advokuese e së drejtës së komuniteteve në menaxhimin e burimeve natyrore, që në momentin kur mora informacion për një vendimmarrje që lidhej me ujin e llixhave, në koordinim me Kryetarin e Bashkisë e përcolla shqetësimin dhe kërkova informacion tek të gjithë instancat përkatëse. Menjëherë nga Zyra e Kryeministrit u dha urdhër për ngritjen e një grupi pune për të vlerësuar procesin dhe vlefshmërinë e kësaj vendimmarrje”,-thotë Xhembulla.
Deputetja socialiste thotë ka zhvilluar Dëgjesë Publike me përfaqësues te biznesit, qytetarë dhe punonjës të llixhave bashkë me kryetarin e bashkisë Dibër.
“Sigurisht për vetë ndjeshmërinë e lartë që ka çështja, diskutimi ishte shumë intensiv. Për të gjitha teknikalitetet do të shprehet grupi i punës i cili do të ketë në përbërjen e tij edhe përfaqësues të Bashkisë Dibër, por ajo çka ne ndamë me pjesëmarrësit në takim ishte si më poshtë: vendimi është “Leje për marrjen në përdorim”; vendimi është marre nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bune; përfaqësuesit e Dibrës kanë votuar kundër dhe kanë paraqitur argumentet e tyre, për mos pranimin e kësaj leje; kjo leje nuk mund të shfrytëzohet pa marrë leje shfrytëzimi dhe ndërtimi pranë baskisë dhe bashkia është e angazhuar maksimalisht për të gjetur të gjitha format për ta bllokuar këtë vendim”,-thotë deputetja socialiste e Dibrës.
Xhembulla shprehet se personalisht është kundër dhënies së kësaj licence vetëm për disa kompani private që jua heqin shfrytëzimin banorëve të zonës.
“Ndërkohë sa më takon, jam në krah të qytetarëve dhe njësoj si ta mendoj që kjo leje duhet të pezullohet sa më parë. Nuk po ndalem te interpretimi politik që i është bërë kësaj çështje, por dua të besoj që të gjithë jemi në një mendje që qytetarët janë të parët dhe e gjithë vëmendja është tek to”,-tha deputetja socialiste.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47