TIRANË- Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka zbuluar se 3 emrat që ajo ka propozuar për president kanë qenë pjesë e grupit parlamentar socialist, mirëpo kandidaturat e saj janë përjashtuar automatikisht nga kryeministri Edi Rama. Arsyeja? Kjo sepse Rama e ka bërë të qartë që deputeti i ri nuk do të vijë nga radhët e deputetëve as nga të majtët e as nga të djathtët.
"Propozimet e mia ishin pjesë e grupit parlamentar socialist, janë shumë vite ku ti ke bashkëpunuar dhe ke krijuar një opizion për një koleg apo kolege, shpresoj që data 4 të vendoset edhe kalendari i punimeve, se kjo varet nga opozita është një mënyrë e re", tha Spahiu.
E ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo, deputetja tha se deri më tani, opozita nuk ka sjellë një emër konkret, teksa shtoi se nuk ka parë sinjale pozitive për të bashkëpunuar.
"Në dijeninë time, opozita nuk ka sjellë një propozim, shpresojmë që të kenë kandidaturat e tyre dhe shpresojmë që mënyra të tilla të trajtimit të problemeve të mëdha, duhen ndarw dhe të mos varet nga një forcë e vetme politike, kur merren opsionet edhe vetë ndihesh më i sigurt. Nuk janë konsensual brenda vetes, e jo më të mendojmë që do e bëjnë me mazhorancën", përfundoi Spahiu.