Autoritetet turke thërritën sot zëvendësambasadorin amerikan në Ankara menjëherë pas informacioneve të medias për aktivitete spiunazhi të SHBA-së në Turqim njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë turke.
"Ambasadori i ri amerikan ende nuk ka ardhur por i ngarkuari i tij për ta zëvendësuar u thërrit në ministrinë e Punëve të Jashtme për shpjegime", njoftoi zëvendëskryeministri, Bulent Arinç, pas një mbledhje të këshillit të ministrave.
Në numrin e saj të publikuar të dielën, e përjavshmja gjermane Der Spiegel tregoi se shërbimet sekrete amerikane dhe britanike kryenin përgjime intensive elektronike ndaj qeverisë turke.
Sipas "Der Spiegel", që thekson se këto informacione i ka marrë nga dokumentet e publikuara nga Edward Snowden, "Agjencia e Sigruisë Kombëtare Amerikane (NSA) përgjon që prej vitit 2006 kompiuterat e përgjegjësve më të lartë turq për të njohur më mirë synimet e kreut islamiko-konservator Recep Tayyip Erdogan".
"NSA-ja e ka vendosur Turqinë në të njëjtin nivel me Venezuelën, madje në një nivel më të lartë se sa Kuba, në çështjet e prioritetit amerikan mbi grumbullimin e informacioneve", shkruhet në të përditshmen gjermane.
Në artikullin e publikuar nga revista gjermane shpjegohet gjithashtu se njëkohësisht që amerikanët përgjonin autoritetet e Ankarasë, ata janë edhe furnizuesi kryesor me informacionë në luftën kundër rebelëve të Partisë së Punës së Kurdistanit (PKK).
Para dy javësh "Der Spiegel" kishte publikuar një artikull ku theksohej se shërbimet sekrete gjermane përgjonin gjithashtu turqinë./ATSH/
/Shqiptarja.com