'Der Spiegel': Ballkani kërcënohet nga një konflikt i ri! BE nuk ofron asnjë perspektivë, po u lë hapësirë Rusisë dhe Kinës

'Der Spiegel': Ballkani kërcënohet nga një konflikt i ri! BE nuk ofron asnjë perspektivë, po u lë hapësirë Rusisë dhe Kinës

Revista gjermane “Der Spiegel” paralajmëron se Ballkani kërcënohet nga një konflikt të ri. Sipas “Der Spiegel” çfarë po ndodh në Ballkan mund të ketë pasoja dramatike për Europën. Rajoni nuk është para shpërthimit të luftës, por ngjarjet janë kërcënuese.

"Në Bosnjë lideri i serbëve Millorad Dodik synon të hedh poshtë rendin e pasluftës dhe ta shkëpus pjesën e dominuar nga serbët. Lideri i serbëve të Bosnjës dhe anëtar i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës kërcënon prej vitesh se do të shkatërrojë shtetin më të brishtë të Ballkanit. Ai mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin. Oligarku rus Konstantin Mallofejev udhëton rregullisht para zgjedhjeve në “republikën serbe” të Bosnjës. Javën që po shkon Millorad Dodik solli në zyrën e tij në presidencën e Bosnjës në Sarajevë një fizarmonicist, i cili këndoi këngë folklorike serbe, kuptohet me tone nacionaliste. Dodik ka paralajmëruar se do të bllokojë kazermat e armatës së përbashkët të Bosnjës, do të dëbojë prokurorët dhe gjykatësit e shtetit të përbashkët, do të marrë kompetencat për mbledhjen e tatimeve”- shkruan Der Spiegel.

Për këtë kërcënime që rrezikohet Ballkani, “Der Spiegel” ia hedh fajin BE, e cila me politikën e saj të jashtme është e pabesueshme dhe se nuk ka asnjë plan konkret për rajonin duke i lënë rrugë Rusisë dhe Kinës që të veprojnë.

"BE praktikisht mungon nga rajoni , nuk bën asgjë, nuk ka plan, as politikë. Kjo do të marrë hak. Para së gjithash, politika e jashtme e BE-së është plotësisht e pabesueshme për të gjitha kohërat nëse nuk mund të arrijë diçka në Ballkan - dhe në vend të kësaj i lejon Rusisë ose Kinës të veprojnë atje. Fakti që BE-ja nuk u ofron këtyre vendeve asnjë perspektivë po kontribuon në ndezjen e këtyre ditëve. Dhe së dyti, pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse atje sërish do të ketë përballje të armatosura. Kjo s’mund të përjashtohet", shkruan “Der Spiegel”.

Aktualisht vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në pritje të një drite jeshile nga BE për nisjen e negociatave për integrim, por prej vitesh kjo po shtyhet për konflikte të brendshme të vendeve anëtarëve të saj, si në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe pse rekomandimet dhe raportet e progresit të KE shprehen pro hapjes së negociatave, kjo nuk po ndodh duke krijuar një ndjenjë zhgënjimi dhe mungese besimi tek qytetarët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 24/10/2021 10:40

    Bota e din se KOSOVA ashtë qysh moti në luftë me Kinën,për ti barë sa ma shum Njerzor

    Përgjigju
  • Papagalli: 24/10/2021 09:49

    Kjo eshte mese e vertete. Ne 21 Gusht 1968 ish BRSS sot Rusia ne menyre te pabese dhe naten sulmoi Cekosllovakine qe ishte shtet ne Europe as SHBA as NATO nuk reaguan Edhe sot po e njejta gje. Ose ka mdonje marreveshje te fshehte midis Rusise dhe BE. Kjo duket haptazi se si BE po tallet me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut njehere nxjerrin pretekst se nuk donte Holanda pastaj nxorren Bullgarine kur dihet boterisht qe Bullgaria njeren kembe e ka ne BE tjetren e ka ne Moske.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

VIDEO/ Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë