Kancelarja gjermane është e gatshme të japë dorëheqjen nga posti i saj përpara se të përfundojë mandatin për t’u emëruar në krye të Komisionit Europian ose Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Lajmi është botuar në të përditshmen gjermane “Der Spiegel”, e cila përkon edhe me datëlindjen e 60-të të Merkel.

“Der Spiegel” pretendon se partia e kancelares është e bindur se ajo mund të largohet vullnetarisht në mënyrë që të mos ndajë fatin e ish-kancelarëve Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl, të cilët megjithëse të popullarizuar, qenë të detyruar të lënë postin për shkak të luftës së brendshme të partisë ose nga një disfatë elektorale.

Redaksia Online
(e.s/f.i/Shqiptarja.com)