Derbi, dhunohet stafi i Partizanit
shoqërohet Devi Muka/VIDEO

Derbi, dhunohet stafi i Partizanit<br />shoqërohet Devi Muka/VIDEO
Derbi Partzani Tirana nuk ka kaluar pa incidente. Ish kapiteni legjendar i Tiranës dhe drejtori aktual i bardhebluve së bashku me 9 tifozë të Tiranës është shoqëruar në ambientet e policisë pasi dyshohet se dhunoi stafin e ekipit të Partizanit pas ndeshjes.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë takim, pasi edhe gjatë ndeshjes, drejtori i stadiumit goditi me tymuese tifozët e kuq. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit që shoqëruan drejtorin e stadiumit.

Incidenti ka ndodhur në hollin mes dhomave të ndeshjes dhe hyrjes së stadiumit. Pas përfundimit të takimit, Devi Muka është konfrontuar fizikisht me një prej pjesëtarëve të stafit të Partizanit, duke e goditur atë me grushte

Përmes një njoftimi në rrjetin social facebook klubi i Partizanit dënon ashpër dhunën ndaj stafit duke postuar edhe foton e drejtorit të përgjithshëm të dhunuar Dritan Dervishi

"Klubi reagon për dhunën barbare të ushtruar nga tifozët dhe drejtues të Tiranës ndaj drejtuesve tanë në përfundim të takimit Tirana - Partizani. Në ambjentet brenda stadiumit Drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi dhe dy përfaqësues të tjerë të klubit janë goditur jo vetëm nga tifozë por ajo që është më e rëndë nga drejtues të klubit bardheblu drejtori teknik Devi Muka por edhe persona të paautorizuar të cilët kanë sulmuar stafin e Partizanit. Pamjet flasin qartë, por ne do ti bëjmë publike edhe me pamje të filmuara. Përfaqësues të klubit tonë mbahen padrejtësisht në ambjentet e komisariatit Nr. 2, ndërkohë që ndaj dhunuesve nuk merret asnjë masë. Klubi i kërkon të gjitha instancave kompetente organeve shtetërore, drejtësisë dhe policisë të marrin masat ndëshkuese ndaj individëve për këtë sulm vandal që ndodh në fushat e futbollit. Tirana si klubi organizator ka përgjegjësinë kryesore për mbarvajtjen e takimit dhe sigurinë e ekipit mik. Kurrsesi nuk mund të pranohet nga ana e klubit tonë një mikpritje e tillë e cila ka shkelur rëndë Fair - Play -in mos treguar aspak mikpritje sportive."-shkruhet në reagim

Të ndaluarit ndodhen në ambinetet e komisariatit numër 2 në kryeqytet.

partixani
Drejtori teknik i Partizanit Dritan Dervishi

dhuna partizani tirana
Devi Muka drejtori teknik i Tiranës shoqërohet në polici

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani