Derbi i 239-të mes Interit dhe Juventusit, Inzaghi: 'Zonja' ekip i shkëlqyer! Motta: Zikaltërit janë favorit për titullin në Serie A

Derbi i 239-të mes Interit dhe Juventusit, Inzaghi: 'Zonja' ekip i shkëlqyer! Motta: Zikaltërit janë favorit për titullin në Serie A

Thiago Motta dhe Simone Inzaghi

Serie A "mban frymën" pasi të diel luhet dueli mes Interit dhe Juventusit. I ashtëquajturi "Derbi i Italisë", dueli është i 239-ti mes tyre në histori, me dominimin që është bardhezi.

Dueli i së dielës në orën 18:00 vlen për javën e nëntë të këtij sezoni dhe skuadrat janë në garë për kreun. Përballja është komentuar edhe nga dy trajnerët, Simone Inzaghi dhe Thiago Motta.

Inzaghi e ka cilësuar Juven një ekip të shkëlqyer, teksa ka renditur cilësitë e bardhezinjve.

“Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është loja dhe çfarë do të thotë për klubin tonë, për tifozët tanë dhe për veten tonë. Është ndeshja e nëntë e sezonit, kështu që nuk do të jetë gjithçka dhe nuk do të përfundojë gjithçka, por është ende shumë e rëndësishme. Dy skuadra të shkëlqyera që kanë pasur praktikisht të njëjtën rrugë deri më tani do të dalin kundër njëra-tjetrës.

Ne e dimë se çfarë do të thotë Calhanoglu për ne, ai është një lojtar i klasit botëror. Asllani është zëvendësuesi i tij natyral, ai sjell njëfarë garancie nëse luan. Ai është dikush që është përmirësuar shumë gjatë viteve të fundit. Fati i tij i keq është se ka përballë Hakanin. Ai kishte një problem para ndeshjes me Romën, por dje u stërvit për herë të parë. Shkoi mirë, por duhet të vlerësojmë akoma. kemi edhe Barella dhe Zielinski për atë rol, do të mendoj këtë deri nesër në mbrëmje”, tha Inzaghi.

Nga ana tjetër, Motta e ka cilësuar Interin si ekipin që është favorit për titullin kampion.

"Nuk ka nevojë të punohet nga ana psikologjike, djemtë ndihen mirë. Është e drejtë që pritshmëritë janë shumë të larta për një ekip historik si ne, pësuam humbjen e parë në sezon. Por, ju bëni të njëjtën gjë kur fitoni, vazhdoni përpara. Është një fakt. Është objektive të thuhet se Interi dhe Napoli janë favoritë për titullin e Serie A. Nesër duhet të përballemi me Interin me guxim dhe vendosmëri", tha Motta.

Në 238 ndeshjet e para mes tyre, Juventusi ka 109 fitore, kundrejt 70 të Interit, ndërkohë që 59 sfida janë mbyllur në barazim. Fitorja e fundit e Juves në "Meazza" daton në 19 mars 2023 me rezultatin 0-1 për Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere