Derbi i Italisë ndahet në paqe 1-1
Milan barazon në fund me Torinon

Derbi i Italisë nuk ka nxjerrë asnjë fitues mes Interit dhe Juventusit, pasi ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Ndeshja ka nisur e mirë për dy ekipet që kanë zhvilluar një lojë të hapur në mesin e fushës, por pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë rritmi rritet akoma më shumë, por nuk janë kampionët e italisë që shënojnë, por Interi me Icardin në minutën e 72’, por buzëqeshja e vendasve nuk zgjat shumë, pasi Vidal barazon për Juventusin 3 minuta më pas. Milan barazoi ne fund me Torinon 2-2 ne nje ndeshje dramatike.

Bajerni i Mynihut regjistroi një fitore të thjeshtë ndaj Hanoverit 2-0 në “Allianz Arena” me dy gola të pjesës së dytë, nga ana e Mandzukic dhe Ribery. Ka fituar edhe Dortmundi.  

Arsenali ka qenë surpriza e javës në kampionatin anglez pasi ka arritur një fitore spektakolare përballë Sanderland 1-3, padyshim Ozil spikati me paraqitjen mjaft të mirë në fushë duke treguar se 50 mln euro janë justifikuar plorësisht për blerjen e tij nga Reali.

United ka fituar 2-0, Çelsi ka humbur përballë ekipit të Evertonit në transfertë, ndërsa Mancehster City nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Stoke Cityn.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve