Derbi i Madoninës vendos titullin në Serie A, Pioli: Tifozët le të më kritikojnë! Inzaghi: Dominuam sezonin

Derbi i Madoninës vendos titullin në Serie A, Pioli: Tifozët le të më kritikojnë! Inzaghi: Dominuam sezonin

Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi

Milani dhe Interi luajnë të hënën në 20:45 për raundin e 33-të në Serie A. Derbi i dytë mes tyre këtë sezon mund të vendosë zyrtarisht tiullin kampion, me zikaltërit që me një tripikësh do vendosnin yllin e dytë në bluzë për titullin e 20-të në histori dhe do fitonin derbin e gjashtë radhazi.

Derbi i Madoninës është komentuar nga dy trajnerët, me Stefano Piolin e Milanit që pret kritika nga gazetarët dhe tifozët, kjo më shumë për eliminimin nga Europa League. Duket se vera do sjellë ndarjen e rrugëve mes palëve, me Milanin që po sheh për trajner të ri.

"Ndeshja ndaj Interit është një mundësi për t’u ringritur. Vendosini çfarë emri të doni, quajeni një ndeshje për krenarinë, për përgjegjësinë apo për flamurin. Për klasifikimin, apo për eliminimin nga Europa League, unë di që është një ndeshje shumë e rëndësishme. Një fitore në derbi ka shumë domethënie. Nuk dua që të flitet për mua, është folur shumë këto kohë dhe kjo nuk i bën mirë askujt.

Kritikat? Milani im mund të bëj edhe më shumë. Mua nuk më interesojnë kritikat, gazetarët dhe tifozët mund të flasin sa të duan. Ka nga ata që i bëjnë kritikat duke pasur respekt, ka edhe nga ata që nuk e bëjnë në këtë formë", tha Pioli, që pret 70 mijë tifozë të mbështesin ekipin në "San Siro".

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi nuk e fsheh kënaqësinë e një titulli në derbi, ndërsa thotë se të tijtë kanë dominuar sezonin.

"Derbi është gjithmonë derbi, ndaj ka ndjenja të shkëlqyera. Ditët e fundit kemi punuar shumë dhe mirë sepse nesër mund të jetë një ditë e veçantë për familjen Inter. Duam të luajmë një derbi të madh, pritshmëritë janë shumë të larta dhe ne e dimë se kemi fituar pesë derbit e fundit, por ato derbi nuk do të llogariten nesër. Do të jetë e rëndësishme se çfarë do të bëjë skuadra në fushë kundër një kundërshtari që është i dyti në tabelë, i cili do të bëjë gjithçka për mos na dhënë kënaqësinë e titullit.

Duhet të jem i sinqertë, folëm me djemtë për atë që po bëjmë. Udhëtimi i këtij viti ka qenë madhështor dhe nesër mund të jetë një ditë madhështore. Kemi nisur punën më 13 korrik dhe kemi dominuar një sezon të gjatë", tha trajneri nga Piacenza, që u kujdes të theksonte se kanë pesë derbi që fitojnë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën