Derbi mes Interit dhe Milanit nuk përfundoi me vërshëllimën e arbitrit, pasi komisioni i Disiplinës vendosi që të dënonte Milan, Inter dhe Balotellin. 10 mijë euro gjobë për Balotellin pasi bëri një gjest ofendues ndaj tifozëve zikaltër gjatë ndeshjes.
50 mijë euro gjobë për Interin për kore raciste ndaj Balotellit, ndërsa Milani është gjobitur me 10 mijë euro për një pankartë ofenduese ndaj Cassano, ish-futbollist i ekipit të Milanit.
Andrea Ranocchia dhe Philippe Mexes janë dënuar me nga një ndeshje, pasi morën nga një karton të verdhë dhe plotësuan numrin e ndëshkimeve për një ndeshje pezullim. Kështu vazhdon që ndeshjet derbi të dhurojnë shumë polemika edhe pas 90' minutave në fushën e blertë.
/Shqiptarja.com