Derbi i Madoninës nxjerr fituese Interin/ Plot gola emocion dhe spektakël

Derbi i Madoninës nxjerr fituese Interin/ Plot gola emocion dhe spektakël

Lojtarët e skuadrës së Interit duke festuar

Ka përfunduar super derbi i Madoninës, ku triumfoi me një rezultat të ngushtë 2-3 skuadra e Interit. Sfida e luajtur në San Siro dhuroi plot emocione, gola dhe spektakët.

Ndeshja nisi nën dominim e skuadërs zikaltre ku vuri plot herë në vështirsi shtatlartin Donaruma. Interi arriti të gjejë portën e Milanit në minutën e tretë me anë të golit të Matias Vecino. Pjesa e paë u mbyll me rezultatin 0-1, por pati sumë tentativa nga të dyja skuadrat.

Pjesa e dyty nisi përsëri nën favorin e Interit ku Stefan de Vrij arriti të shënojë në minutën e 51, gol i shënuar si i pari me kokë. Nuk vonoi shumë që skuadra e Milanit të shënonte një gol. Ishte Tiemoue Bakayoko i cili në minutën e 57-të ndryshoi rezultatin në 1-2.

Interi arriti të shënojë përsëri pas një 11 metërshi ku Lautaro Martinez arriti ta realizojë goditjen në perfeksion. Milani arriti të shënoji një gol tjetër me anë të Mateo Pablo Musacchio në minutën e 71 -të pas një shpërqëndrimi të mbrjotjes së Interit.

Skuadra zikaltër pozicionohet e treta pas fitores së derbit të luajtur në San Siro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim