Derbi i Madridit, Ancelotti: Ronaldo
gati, futbolli nuk është për zonjusha

Derbi i Madridit, Ancelotti: Ronaldo<br />gati, futbolli nuk është për zonjusha
Në prag të ndeshjes me Atletikon e Madridit, qe do zhvillohet nesër nw orën 20:00 trajneri i Realit të Madridit, italiani Carlo Ancelotti shprehet optimist se ekipi do t’u rikthehet fitoreve pas humbjes përballë Sociedad me rezultatin 4-2 me përmbysje. Për këtë ndeshje, tekniku ka në dispozicion edhe sulmuesin Ronaldo që rikthehet pas dëmtimit.

“Ronaldo gëzon një formë të shkëlqyer fizike dhe nuk vuan më nga asnjë problem. Është stërvitur me skuadrën dhe nuk ka më asnjë dhimbje. Përsa i përket Casillas-it, unë nuk e kam humbur asnjëherë besimin tek ai”. Ndërsa në vazhdim tekniku foli për ndeshjen derbi duke vlerësuar lojën e kundërshtarit si shumë agresive. ”Atletiko është një skuadër e fortë dhe shumë agresive prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Stili dhe filozofia jonë nuk do të ndryshojnë sepse në të shkuarën kemi arritur rezultate pozitive.

Në Anoeta morëm një leksion të mirë edhe pse për 30 minuta ishim ne ata që kontrolluam lojën. Atletiko nuk është ekip i dhunshëm, por luan me agresivitet. Por, ky është futboll, nuk është një lojë për zonjusha. Ai është stili i tyre dhe ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme. Por, edhe ne e kemi një stil të bazuar në karakteristikat e futbollistëve. Do të shohim se si do të shkojë nesër”, u shpreh ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit