Manchester United dhe Manchester City luajnë nesër në 13:30 për javën e 20-të të Premier League. Përpara duelit foli edhe trajneri i "Qytetarëve", Josep Guardiola. Spanjolli nuk duket i befasuar nga pozita e United në klasifikim, duke thënë se është një ekip i madh. Me 39 pikë, City mban vendin e dytë, katër pikë më shumë se United i vendit të katërt.
"Është Manchester United. Kur Ole Solskjaer stërviti ekipin, ata po luanin mirë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, është problemi i tyre, por është normale që ata të jenë në këtë pozicion, duke luftuar për vendet e para, ata janë katër pikë prapa nesh. Nuk jam i habitur. Prandaj është një kompeticion kaq i vështirë. Kemi bërë një përgatitje normale", tha fillimisht Guardiola.
Më pas trajneri i Manchester City foli për mënyrën e lojës, më shumë se pikët.
"Mbështetësit tanë nuk mund të ankohen për atë që ky ekip është i aftë, çfarë ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë. Rezultati i fundit me Southampton (humbja) nuk më befason, ka ndodhur sepse kemi fituar katër tituj të Premier League në katër vitet e fundit. Pas dy titujsh radhazi, mund të mos jemi të përgatitur, jo për të fituar Kupën e Ligës, apo për të fituar ndeshje, por për të luajtur siç dimë. Isha i shqetësuar se kjo mund të ndodhte dhe nuk e di nëse do të ndodhë përsëri", tha Guardiola.