Interi ka fituar derbin përballë Milanit me rezultatin minimal 0-1 në "San Siro" duke fundosur Milanin në krizë. Edhe pse me shumë ndryshime pas zikaltërit ja dalin mbanë që të mundin rivalin e vjetër në të njëjtin qytet në një ndeshje me shumë emocione, pavarësisht faktit që yjet mungonin në fushë.
Interi befason në minutat e para me golin e mbrojtësit Samuel në minutën e 3' duke shtangur gardianin kuqezi. Milani nuk arriti që të barazonte rezultatin në 87' minuta lojë që kishte në dispozicion, ndërsa Interi mbrojti me fanatizëm fitoren duke e administruar me kujdes.
Derbi u përfshi nga polemikat pas daljes me karton të kuq të Nagamotos, por nuk ndikoi në rezultat. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Napoli ka mundur Udinesen me rezultatin 2-1 duke ju bashkuar Juventusit në krye të renditjes me 19 pikë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com