Derbi i Shqipërisë Tirana-Vllaznia/ Brdaric: Shkodra mezi po e pret! Shehi: Momenti kyç i sezonit

Java e 25 e Superligës rezervon menjëherë një supersfidë siç është derbi i Shqipërisë Vllaznia-Tirana. Ndeshja do të luhet në ‘Loro Boriçi’ të shtunën në orën 16:45, me shkodranët që tani luftojnë për kupat e Europës dhe jo kampionat, ndryshe nga bardheblutë kryeqytetas.

“Jo vetëm ekipi po e pret me padurim këtë ndeshje, por edhe spektatorët. Të gjithë janë gati dhe ne i kemi karikuar baderitë tona për këtë ndeshje,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

“Ne na del një punë për të pasur vazhdimësi, për të qenë në vazhdimësi, sepse është periudha më efikase dhe më e vështirë e sezonit. Kja na bën ne si ekip që përqëndrimi dhe vlerësimi të jetë më maksimal se në të kaluarën,”-deklaroi Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Po të shtunën, Partizani që barazoi me Tiranën, do kërkojë të rikthehet te fitoret teksa përballë do ketë Egnatian, një skudër që lufton për mbijetesë.

“Të tilla ndeshje të nxjerrin shumë problem sepse lojtarët e mendojnë para se të nise se është e fituar,”-tha Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit

Ndërkohë të dielën do të luhen 3 sfidat e tjera të javës së 25, Dinamo-Kukësi, Laçi-Skënderbeu dhe Teuta-Kastrioti.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës