Në ditën e dytë të javës së dytë të kategorisë superiore janë zhvilluar dy ndeshje: Kastrioti - Bylis dhe derbi verior Kukësi - Vllaznia. Ndeshja e parë e zhvilluar në Krujë ka përfunduar me fitoren e ekipit vendas me rezultatin 2-1 me golat e Seksenit dhe Gocajt, ndërsa për miqtë ka ngushtuar diferencën, por duke mos shkuar më shumë se kaq Mohamed vetëm 7' minuta pas golit të dytë të vendasve.
Kastrioti ka treguar supermacinë në fushë duke e merituar fitoren. Ndërsa derbi verior ka përfunduar me rrjeta të paprekura me rezultatin e bardhë 0-0. Debutuesit e kategorisë superiore kanë luajtur më mirë duke e vënë në vështirësi Vllazninë, por nuk kanë mundur që të shënojnë asnjë gol, sakaq Vllaznina vazhdon të ketë probleme në këtë fillim edicioni duke mos dalë në lojën e saj.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com