Derbi Inter-Milan,kush është VIP-i
shqiptar që e ndjek në stadium

Derbi Inter-Milan,kush është VIP-i<br />shqiptar që e ndjek në stadium<br>
Vetëm pak minuta na ndajnë nga derbi ‘luftarak’ Inter-Milan, ku jo vetëm italianët presin me padurim sfidën e fortë, por edhe shqiptarët, si tifozë të ‘çmendur’ të futbollit të vendit fqinj. Derbi i ‘çmendur’ do të ndiqet nga një numër i madh tifozësh, ku në stadium nuk do të mungojnë dhe figura të larta të politikës, mes të cilëve nuk do të mungojnë dhe VIP-at shqiptarë.

Një prej tyre është Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i cili do të ulet mbrëmjen sotme në stadiumin italian për të ndjekur sfidën e ‘luanëve’ Inter-Milan, që ka tërhequr vëmendjen totale të sportdashësve. Derbi do të ndiqet nga plot 78 328 tifozë, i cilësuar si më i shituri, prej ku pritet të shihet dhe nga qindra milionë njerëz në televizion, ku do jenë 40 transmetues që do transmetojnë sinjalin në më shumë se 180 vende.

Corriere della Sport shkruan se mes personave VIP që do të ndjekin përballjen mes ‘luanëve’ italianë janë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe ambasadori hungarez, Presidenti i ‘Coni Malago’, komedianët Bisio, Pio e Amedeo, prezantuesit Bonolis Cattelan, gjyqtari Agnelli i X Factor, etj. 

Redaksia Online
DÇ./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës