Derbi Inter-Milan, Icardi: E meritonim fitoren, duhet të mësohemi sa më shumë me të

Derbi Inter-Milan, Icardi: E meritonim fitoren, duhet të mësohemi sa më shumë me të

Mauro Icardi

ITALI- Kapiteni i Interit, Mauro Icardi në një deklaratë për mediat, ditën e djeshme menjëherë pas ndeshjes me Milanin është shprehur se skuadra e tij e meritonte fitoren.

Golin e vetëm të vlefshëm të ndeshjes e shënoi Icardi, në minutën e 92-të, i cili shfrytëzoi më së miri krosin e Vecino-s dhe daljen e gabuar të portjerit Gigi Donnarumma-s.

Derbet duhet të fitohen, këtë kishim gjithë javën që e thoshim. Kishim mundësi, goditëm shtyllën, na u mohua një gol, kështu që e merituam fitoren në fund. Por të fitosh në minutën e 92-të është akoma më e bukur. Duhet të vazhdojmë kështu.

Mauro Icardi, futbollist

Më pas Icardi është shprehur se skuadra e tij duhet të vijojë të mbledhë sa më shumë fitore dhe të mësohet me shijen e saj. 

E thashë para se të niseshim për ndeshjet e kombëtares se Inter duhet të fitonte për këta tifozë të mrekullueshëm në San Siro, dhe për ne, sepse duhet të mësohemi të fitojmë në vazhdimësi. E kemi ne në dorë për të gjetur vazhdimësinë, më pas do të shohim në fund të sezonit se ku jemi. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mbledhim sa më shumë trepikësha.

Mauro Icardi, futbollist 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë