Derbi jashtë fushe, Tirana akuza
për provokim, Partizani: Amatorë

Derbi jashtë fushe, Tirana akuza<br />për provokim, Partizani: Amatorë
Pas përfundimit në fushë pa fitues dhe pa asnjë gol duke zhgënjyer plotësisht, derbi mes Tiranës dhe Partizanit ka vazhduar në rrjetin social Facebook me deklaratat dhe kundërpërgjigje me akuza të forta nga të dy klubet, teksa kryefjala ka qenë dëmtimi i mbi 80 stolave të stadiumit të ri sipas bardhebluve.

Tirana përmes një deklarate për mediat thekson se ‘Dëmi i shkaktuar ne sektoret H1 dhe H2 eshte iventarizuar dhe dokumentuar. I kujtojme publikisht drejtorit sportiv Dervishi, t’i rikthehet fjalëve të thëna prej tij mediatikisht në ditët para ndeshjes, për të kuptuar provokimet e bëra dhe sjelljen e tij prej nje tifozi të ardhur vonë në stadium”.

Ndërsa më pas ka reaguar menjëherë Partizani, duke shprehur gatishmërinë për të shpërblyer dëmet e shkaktuara. “Në tribunat ku janë akomoduar tifozët e kuq rezulton se janë dëmtuar një sasi prej 35 stolash, ndërkohë që nga ana e drejtuesve të Tiranës ky numër është dyfishuar.

Tifozët bardheblu kanë sulmuar 2 herë autobusin e skuadrës së Partizanit dhe nuk kanë kërkuar ndjesë, ndërsa përsa i përket stolave, do t’i luteshim klubit kundërshtar të na dërgojë numrin e llogarisë bankare për të shlyer vlerën monetare të dëmit, pasi organizimi ishte amator. Paguam të gjitha biletat, por Partizani konfirmon se në dispozicion i janë vënë vetëm 1700 bileta”mbyllet reagimi i klubit të kuq.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën