Derbi vishet sërish i kuq
Partizani mposht 2-1 Tiranën 

Derbi vishet sërish i kuq<br />Partizani mposht 2-1 Tiranën 
Derbi i kryeqytetit vishet sërish i kuq.

Partizani mposhti Tiranën në shifrat 2-1 duke fituar derbin e çudirave. Ashtu siç ishte paralajmëruar në “Selman Stërmasi” të pranishëm ishin vetëm tifozët e Demave të kuq ndërsa ata të Tiranës kishin kthyer zonën e Xhamllikut në një mini stadium duke lënë skuadrën vetëm.

Partizani vinte më mirë në derbi dhe pikërisht skuadra e Starovës kaloi e para në avantazh. Minuta e 13-të dhe mbrojtësi Renato Malota me kokë mposht Ilion Likën duke bërë që tifozeria të shpërthejë.

Të kuqtë kontrollonin ndeshjen por edhe bardheblutë provonin në momente të caktuara. Fillimi i pjesës së dytë sjell barazimin. Olsi Teqja përfiton nga zhvillimet e një goditje këndi dhe e shtyn topin në rrjetë. Megjithatë duket se për Tiranën mallkimi derbi vijon.
 
Minuta e 70-të dhe Ekuban dërgon topin në rrjetë duke shënuar golin e dytë që më pas do të rezultonte goli I fitores. Derbi mbyllet me festën e të kuqve ndërsa vijon agjërimi i Tiranës.

Partizani ngjitet në kuotën e 42 pikëve sërish në vend të tretë por tashmë 4 pikë larg Kukësit të vendit të parë. Verilindorët në ndeshjen tjetër të ditës nuk shkuan dot më shumë se një barazim pa gola me Laçin. 


Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit