Derbi vishet zikaltër, Spelletti: E merituam! Gattuso mbron portierin Donnarumma

Derbi vishet zikaltër, Spelletti: E merituam! Gattuso mbron portierin Donnarumma

Luciano Spaletti dhe Genaro Gattuso

Derbi i Milanos vishet zikaltër. Interi mund 1-0 Milanin me golin e kapitenit Mauro Icardi dhe me 19 pikë rimerr vendin e tretë në renditje. Skuadra e Luciano Spalletti-t dominoi derbin numër 169-të mbi të gjitha pjesën e parë ku pati edhe raste të pastra për të shënuar siç ishte rasti i Perisiç apo edhe shtylla e goditur nga mbrojtësi holandez De Vrij.

Fraksioni i dytë ishte më i ekuilibruar por ai që bëri Milanin të qajë ishte kapiteni Icardi. Argjentinasi shënoi me kokë në minutën e 92-të golin e fitores edhe falë gabimit të portierit të kuqezinjve Donnarumma. Interi triumfon në derbi dhe tashmë e ka mendjen tek ndeshja e së mërkurës në Champions ndaj Barcelonës.

Luciano Spalletti i ka bërë komplimente skuadrës që sipas tij e dominoi derbin.

 Fituam ndeshjen sepse e merituam. Fitoi skuadra që luajti që nga fillimi deri në fund në zonën e kundërshtarit. Ne meritojmë komplimente dhe gol duhet të shënonim që më herët.

Luciano Spalletti, trajneri zikaltër 

Ndërsa trajneri i Milanit Genaro Gattuso mbron portierin Donnarumma duke thënë se goli i Icardit nuk është vetëm faji i tij por i gjithë mbrojtjes.

 Ne nuk luajtëm me kurajo dhe Interi luajti më mirë detyrimisht i meritoj tre pikët.

Genaro Gatttusi, trajneri i kuqezinjve

Milan-Sampdoria dhe Lazio-Inter janë ndeshjet e radhës për skuadrat e Milanos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?