Dërgimi i 30 mjekëve shqiptarë, Meta: Italia na ka ndihmuar në momentet më të vështira

Dërgimi i 30 mjekëve shqiptarë, Meta: Italia na ka ndihmuar në momentet më të vështira

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për “RAI News 24” u shpreh se dërgimi i 30 mjekëve shqiptarë në Itali është një demonstrim solidariteti. Referuar situatës së rëndë me të cilën po përballet Italia, kreu i shtetit shqiptar tha se është një sfidë e përbashkët, sepse koronavirusi është një kërcënim i përbashkët për vendet tona, për njerëzit tanë, në veçanti për marrëdhëniet midis popullit italian dhe atij shqiptar, që është shumë e fortë.

Intervista e plotë e Ilir Metës për “RAI News 24”
Pyetje (Gazetari Andrea Gerli): Zoti President, a mund të na thoni se sa i rëndësishëm është misioni shqiptar në Itali dhe si u mor vendimi për të nisur një grup mjekësh dhe infermierësh në vendin tonë?
Presidenti Meta: Bungiorno Italia! Ce la faremo! Andra tutto bene! Ky mision humanitar është një demonstrim solidariteti i popullit shqiptar dhe i institucioneve shqiptare për Italinë dhe për popullin italian.

Nuk është një gjest i thjeshtë solidariteti, por është një demonstrim mirënjohjeje gjithashtu, që populli shqiptar ka për çdo gjë që Italia dhe populli italian kanë bërë historikisht, duke na ndihmuar në momentet më të vështira të vendit, të kombit tonë dhe të popullit tonë.

Është një marrëdhënie historike që daton prej shekujsh, qyshkur shumë arbëresh u detyruan të largohen nga Shqipëria për shkak të Perandorisë Otomane dhe u mirëpritën në Itali.

Pyetje: Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka shprehur falënderimet e tij të posaçme për misionin tuaj këtu. Sa e rëndësishme është sipas jush bashkëpunimi midis të gjitha vendeve për të luftuar koronavirusi-in? 
Presidenti Meta: Është një sfidë e përbashkët, sepse është një kërcënim i përbashkët për vendet tona, për njerëzit tanë, në veçanti për marrëdhëniet midis popullit italian dhe atij shqiptar, që është shumë e fortë, duke marrë në konsideratë, jo vetëm të gjithë komunitetin shqiptar, e kam fjalën për atë arbëresh, që jeton në Itali, por edhe për komunitetin e ri të shqiptarëve të cilët erdhën në Itali gjatë tre dekadave të fundit.

Gjithashtu, duke patur në konsideratë edhe komunitetin italian këtu në Shqipëri, që po rritet vit pas viti. Në këtë drejtim, Italia do të paguajë një çmim vërtetë të lartë dhe është shumë e rëndësishme, që Italia t’ia dalë mbanë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo është një betejë e përbashkët për të gjithë ne.

Ky është gjithashtu mesazhi kryesor i këtij ekipi prej 30 mjekësh dhe infermierësh, që janë dërguar në zonën më të prekur nga pandemia në veri të Italisë për të kontribuar sa të mundemi në mënyrë që të japim këtë mesazh të fortë solidariteti, por gjithashtu për të shkëmbyer eksperienca të reja në këtë betejë me një armik, që ende nuk e njohim.          

Gazetari Andrea Gerli: Faleminderit për kohën tuaj zoti President!
Presidenti Meta: Faleminderit dhe ju për vëmendjen tuaj! Uroj më të mirën për ju dhe për të gjithë popullin italian. Andra tutto bene!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 30/03/2020 18:00

    Gazetari e pyet:sa e rendesishme eshte bashkpunimi midis te gjitha vendeve?e ka me qitje te larget,por Metà si duket nuk eshte shume i informuar per situaten e Evropes dhe Italise konkretisht.e kufizoi pergjigjen ndermjet Shqiperise dhe Italise por pyetja ishte per ta ftuar Meten te bente nje “terheqje vemendje” Evropes per menyren e gabuar te perballimit te problemit duke u strukur ne furriqet e tyre,dhe duke e lene pak a shume vetem Italine.ndoshta gabohem por kshu e kuptoj,gjithsesi nje super bravo Shqiperise sone per xhestin sa te bukur e vllazeror aq edhe te detyruar ndaj Italise.

    Përgjigju
  • Hingkateri: 30/03/2020 17:36

    I ke rene lapsit mo sa 7% ke mate nga ndihmat italiane o kolope Dkrspari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë