Dërgimi i armëve në Ukrainë, Lavrov: Kjo mund të sjellë një përshkallëzim të situates

Dërgimi i armëve në Ukrainë, Lavrov: Kjo mund të sjellë një përshkallëzim të situates

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëron se dërgesat perëndimore në Ukrainë të armëve që mund të arrijnë Rusinë mund të çojnë në një "përshkallëzim të papranueshëm".

"Perëndimi bëri thirrje për të mposhtur Rusinë në fushën e betejës, dhe për këtë është e nevojshme t'u pompohet armë nacionalistëve ukrainas, regjimit ukrainas, përfshirë armët që mund të arrijnë në Federatën Ruse”, tha ai në një intervistë për RT Arabic, të cituar nga agjencia e lajmeve Tass

"Këto janë armët që Presidenti ukrainas Volodymyr]Zelensky i kërkon publikisht," thotë ai.

“Ne e paralajmëruam Perëndimin në mënyrën më serioze se ata tashmë, në fakt, po bëjnë një luftë prokure me Federatën Ruse por ky do të jetë një hap serioz drejt një përshkallëzimi të papranueshëm”, tha Lavrov.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Duhet të përballemi me realitetin, bisedimi me Putin është i nevojshëm,rrezik për katastrofë, 22 milionë tonë drithë të bllokuara


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë