
Polonia ka kërkuar zyrtarisht miratimin nga Gjermania për të transferuar disa nga tanket e saj “Leopard 2” të prodhimit gjerman në Ukrainë, tha të martën ministri i saj i mbrojtjes, duke rritur presionin ndaj Berlinit për t'iu përgjigjur kërkesave të Kievit dhe për të dërguar dërgesat e veta të automjeteve në fushën e betejës.
“Gjermanët kanë marrë tashmë kërkesën tonë për pëlqimin për transferimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë”, tha Mariusz Blaszczak në Twitter.
“I bëj thirrje edhe palës gjermane që të bashkohet me koalicionin e vendeve që mbështesin Ukrainën me tanke Leopard 2. Kjo është kauza jonë e përbashkët, sepse ka të bëjë me sigurinë e të gjithë Evropës!”, shtoi ai.
Gjermania deri më tani i ka rezistuar thirrjeve nga Polonia, SHBA dhe një pjesë e vogël e vendeve të tjera të NATO-s për të transferuar tanket në Ukrainë, ose për të autorizuar vende të tjera që të dërgojnë disa nga Leopardët e tyre në Kiev.
Lajmi kryesor:
Dritë jeshile nga SHBA për tanket ‘Abrams’ në Ukrainë! Der Spiegel: Berlini do të dërgojë tanket ‘Leopard’! Vriten 2 vullnetarë britanikë gjatë evakuimit







