Dy shoferët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Altin Tafa dhe Agim Asllani, të cilët u ndaluan tre ditë më parë nga policia greke, teksa transportonin abetare dhe libra te tjerë shkollore në gjuhën shqipe, janë dënuar me nga 30 muaj burg.
Sipas Prokurorisë greke, shoferët transportonin në drejtim të Greqisë tekste me mbishkrime "Çamëria". Akuza greke ka deklaruar se tekstet kishin përmbajtje sensitive dhe antigreke, çka sipas tyre përbën shkelje ligjore.
Për këtë shkak, Prokuroria greke ka kërkuar 30 muaj burg për dy shqiptarët.
Ndërkohë, gjykata i ka lënë në lirim me kusht dy punonjësit e ministrisë së Jashtme shqiptare dhe ky lirim me kusht zhbëhet pas 3 vjetësh.
Gjithashtu, u vendos që të sekuestrohet mjeti ku u gjendën librat.
Dy shoferët e MPJ-së, Altin Tafa dhe Agim Asllani gjenden në Tiranë. Ata u mbrojtën sot në gjyq nga një avokat shqiptar dhe nga konsulli i Shqipërisë në Janinë.
Arrestimi i dy shoferëve
Autoritetet greke kanë raportuar se dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë u arrestuan pasi transportonin me vete harta ku ishte skicuar Shqipëria e Madhe. Ata u ndaluan në kufi nga policia greke, të dielën e 14 Nëntorit.
Dy shoferëve, Altin Tafa dhe Agim Asllani, pas kontrollit ndaj tyre, u janë gjetur abetaret dhe libra në shqip. Sipas policisë greke, këta dy shtetas, kishin me vete edhe harta të "Shqipërisë së Madhe", ndërsa e kanë cilësuar përmbajtjen e teksteve si sensitive.
Ndalimi i tyre është bërë në Janinë, ku edhe janë shoqëruar në komisariatin e këtij qyteti. Ata u lanë të lirë disa orë pas ndalimit. Ka qenë ndërhyrja e ambasadës shqiptare në Athinë, që ka mundësuar edhe lirimin e dy shqiptarëve.
Drejtësia greke ngriti dy akuza ndaj shqiptarëve, "shpërndarja e materialeve me përmbajtje propagande" si dhe "cënohen marrëdhëniet mes dy shteteve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com