Derhemi-Kumbaros:Do ta mbrojmë
me gjak Teatrin Kombëtar,s'dalim

Derhemi-Kumbaros:Do ta mbrojmë<br />me gjak Teatrin Kombëtar,s'dalim<br>
Aktori i njohur, Arben Derhemi, është përfshirë në debatin e gjerë të artistëve me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, mbi ndërtesën e Teatrit kombëtar.

Aktori ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Top Show’, teksa ka thënë se artistët nuk do të dalin nga teatri dhe se do ta mbrojnë atë me gjak. Sipas tij, teatri është lënë vetë në atë gjendje, pasi nuk ka pasur investime.

“Teatri Kombëtar është lënë vetë në atë gjendje, nuk ka pasur investime. Nga planimetria e hartës Historike së Tiranës është zhdukur territori i Teatrit Kombëtar. Do të kërkojmë një institucion për rikthimin e godinës së “Teatrit Kombëtar” në gjendjen që ishte që në kohën e Italisë. Ne e duam sepse është pjesë e historisë së këtij kombi. Janë 80 vite sot që është ndërtuar, edhe pak bëhen 100 vite. Ne nuk do të dalim nga ai tempull, do ta mbrojmë me gjakun tonë”, tha aktori Arben Derhemi.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut