Deri dje kërkonin shkarkimin e Gledis Nanos, mbajtën edhe protestë: Sot revoltohen pse e hoqën

Deri dje kërkonin shkarkimin e Gledis Nanos, mbajtën edhe protestë: Sot revoltohen pse e hoqën

Edi Rama dhe Gledis Nano

Është interesante ajo që ndodh me opozitën shqiptare, sa herë ndodh ndonjë shkarkim i rëndësishëm në vend, apo dorëheqje.

Në të gjitha rastet, personazhet që janë shkarkuar apo dorëhequr, janë sulmuar dhe akuzuar ashpër nga opozita, e cila ka qenë e para që ka kërkuar largimin e tyre. Por sapo kjo gjë ndodh, ata “ndryshojnë mendje” dhe nisin e tregojnë prapaskenat e shkarkimeve dhe se si në fakt, ata që janë shkarkuar nuk kanë pasur faj, ashtu siç i kanë akuzuar dhe sulmuar për muaj apo vite me radhë, se fajtori kryesor, në fakt është Edi Rama. Kjo gjë ka ndodhur edhe me Gledis Nanon. Për muaj me radhë ai është sulmuar nga opozita, e cila para disa javësh mbajti edhe një protestë për dorëheqjen e tij, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë.

Por sapo ai u shkarkua këtë të mërkurë, opozita ka nisur ta marrë në mbrojtje, duke thënë se në fakt, problem është Edi Rama, jo ai.

Gledis Nano u shkarkua se “nuk realizoi objektivat”! Cilat ishin objektivat? Lufta kundër krimit?

A është i besueshëm ky argument për një qeveri të lidhur kokë e këmbë me krimin? Një qeveri që ka emëruar dhe ka mbështetur drejtorë policie vetëm ata që plotësonin dy kritere kryesore;

  • -militantë të bindur të rilindjes (hajdutë votash),
  • -lidhje me krimin.

Pra, nuk e ha kush që Nano u shkarkua se nuk luftoi krimin. Krimi lulëzon që kur ka ardhur “rilindja” dhe Rama në pushtet pikërisht me bekimin direkt të këtij të fundit.

Po atëherë cila është arsyeja?  Deri tani dihet dhe është deklaruar që Nano ka patur mbështetje amerikane… Dihet gjithashtu që atij iu kërkua dorëheqja dhe ai nuk pranoi!

Ndërkohë, është vërtetuar më se një herë, se Rama që i përdor ndërkombëtarët në mënyrën më të rëndomtë, sa herë e kur i duhen, në mënyrë po aq të rëndomtë i shpërfill e madje i poshtëron kur preket interesi i tij.

Sidoqoftë “misteri” i shkarkimit të Nanos nuk do mbetet pa zbuluar dhe shpejt, por dhe një herë, është e sigurtë që nuk është mosrealizimi i objektivave në luftën kundër krimit , arsyeja pse u shkarkua”, shkruan Edi Paloka, që në vend të gëzohej për këtë “fitore” të opozitës, shfaqet i revoltuar pse Nano u shkarkua.

Edhe Ilir Meta e ka marrë në mbrojtje Nanon, duke thënë se ai u bë kokë turku.

“Sot u njoftuam me vendimin e qeverisë për të shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, një vendim i çuditshëm por dhe tashmë i zakonshëm, pasi në një kohë kur priteshin përgjegjësitë në nivelet më të larta politike për dështimin e rëndë të rendit publik të sigurisë në tërësi të përkeqësimit të treguesve në luftën kundër krimit dhe gjithë trafiqeve, thjesht është e qartë që u bë dhe një kokë turku e radhës, i cili vetëm 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziazëm dhe vlerësime si një prurje e re, cilësore dhe shpresdhënëse për drejtimin ligjor dhe qytetar të Policisë së Shtetit.

Nuk besoj se ka më ndonjë naiv në këtë vend që të besojë që drejtori i Policisë, deri dje, apo para 2 vitesh, 6 apo 10 vitesh që nga momenti kur Edi Rama u bë kryeministër, që drejtori ka qenë problemi i rendit publik, sigurisë, kriminalitetit, luftës kundër drogës dhe trafiqeve.

Dhe njëkohësisht as ministrat të cilët edhe ata janë bërë koka turku, kur rendi ka ardhur duke u përkeqësuar në mënyrë ekstreme”– tha Meta. Tani s’ka mbetur gjë tjetër, të dalë ta mbrojë edhe Sali Berisha./ TemA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sunny tirana: 31/08/2022 15:42

    Shoqeri primitive. Di te thote jo, te shaje dhe te kundershtoje. Nuk e njeh pozitivitetin.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 31/08/2022 14:07

    Populli pret: Çfare reagimi do vij nga RRUGA ELBASANIT? A do te kete reagim publik? Kjo ka rendsi per faktin se kur u emerua Nanaj,u kumtua si specialist i pergatitur dhe i perzgjedhur nga Amerika,dhe kjo u artikulua nga vete ambasadorja amerikane ne Tirane,shoqeruar si gjithnje me foto. Pra kemi nje cenim relatash e besimi dhe Amerika mban shenim.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas